1952 – 1953 – Shaban Hadëri – Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite

-

1
Drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë në vite
1952 – 1953 – Shaban Hadëri (Palavli, 28 mars 1928 – 14 janar 2010) ka qenë skulptor shqiptar.
BIOGRAFIA
U lind në Palavli të Delvinës, i biri i Halil Hadërit. Pas çlirimit kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1947-1950). Në vitin 1950-1952 ishte drejtori i Pinakotekës së Tiranës, e cila në vitin 1954 do merrte emrin Galeria e Arteve. Studimet e larta për skulpturë i kreu në Institutin e Arteve të Bukura “Rjepin” në Shën Peterburg. Diploma e Hadërit me titull “Shokët” u ekspozua në Moskë, në ekspozitën e 13 vendeve socialiste të kohës. Me kthimin në atdhe, Hadëri do të ishte një nga pedagogët e parë në Institutin e Arteve të Tiranës, duke përgatitur brezat e artistëve të rinj shqiptarë. Skulptori i Popullit, Shaban Hadëri ishte një nga skulptorët e rëndësishëm të realizmit socialist. Në krijimtarinë e tij të gjerë zënë vend të gjitha gjinitë e skulpturës, duke filluar nga portretet, figurat, kompozimet figurave dhe monumentet e shesheve të qyteteve shqiptare. Ai ka trajtuar në veprat e tij tema nga historia dhe heronjtë e saj në shekuj, nga lufta antifashiste nacionalçlirimtare, nga ndërtimi i socializmit. Procesi i tij krijues përfshin dy periudha, atë nga vitet 1960-1990 dhe krijimtaria pas viteve 1990. Vepra skulpturore e Shaban Hadërit – Skulptor i Popullit – vlerësohet për realizmin e tij nëpërmjet plasticitetit të formave skulpturore, evidentimin e psikologjisë së personazheve, monumentalitetin e fuqishëm ekspresiv. Hadëri është bashkautor në “Monumentin e Pavarësisë në Vlorë” (1972), Monumentin “Nënë Shqipëri” (1972), Relievin e kushtuar luftës së vitit 1920, Relievit të Kryeministrisë (1974), si edhe autori i monumentit “Heronjtë e Vigut”- Shkodër (1984), “Isa Boletini” (1986) – Shkodër. Skulptori i Popullit, Shaban Hadëri është vlerësuar me çmime të ndryshme, ndërmjet të cilave: “Skulptor i Merituar”, “Skulptor i Popullit”, Urdhri “Flamuri i Kuq” i Klasit I, Çmimin e Republikës – Klasi i I. Ai është bashkautor i një prej 4 monumenteve kushtuar Enver Hoxhës (në sheshet e qyteteve), atij të vendosur në qendër të Tiranës më 1988-ën dhe që u rrëzua në marsin e viti 1991 nga qytetarët gjatë lëvizjes demokratike për rrëzimin e diktaturës. Pas viteve 1990, artisti pati një paralizë parciale, por edhe pse i sëmurë vazhdoi krijimtarinë e tij duke realizuar punime në përmasa të vogla dhe kryesisht iu kushtua dhe pasionit të tij, pikturës, duke realizuar natyra të qeta, peizazhe etj. Në fondin e GKA, Tiranë ruhen 27 punime të autorit kryesisht portrete, kompozime (në dru, gips, bronz). Vdiq më 14 janar 2010.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty