LetërsiBotimet DUDAJPoezia “Kandidati” - Nga Sylvia Plath

Poezia “Kandidati” – Nga Sylvia Plath

-

Se pari, a je ti, tipi yne?
A mban
Sy xhami, dhembe false apo paterice
Fashe elasitke ose dore mekanike
Gjoks apo penis artificial?
Ndonje qepje ne trup per dicka qe ke hequr?
Jo. Jo? Atehere, c’mund te te ofrojme ne ty?
Mjaft qave
Hape doren
Bosh? Bosh. Ja nje dore per ta mbushur
Dhe per te te sjelle me deshire
Nje gote caj e per te te hequr kokedhimbjen
Dhe per te bere cfaredo t’i thuash
Do ta marresh?
Ka garanci
Te t’i mbyll syte ne fund
Dhe te shperbeje dhimbjen
Ne krijojme rezerva te reja nga kripa
Po shoh se je krejt lakuriq
Si te duket ky kostum
I zi dhe i ngrire, por eshte cope e mire
Do ta marresh?
Eshte i padeperturshem, rezistent
Kunder zjarrit dhe bombave mbi cati
Besome, me kete do te te varrosin
Tani, me fal, por, koka jote eshte bosh
Por une e kam nje zgjidhje
Eja ketu, zemer, tregona kush je
He, c’thua per kete?
Eshte e vertete se tani duket si leter
Por pas njezete e pese vjetesh do jete argjend
Dhe pas pesedhejte vjetesh, ar
Nje kukull e gjalle, sido qe ta shikosh
Ajo mund te qepe, mund te gatuaje
Mund te flase, flase, flase
Ben, apo jo? S’ke ku ta kapesh
Ti ke nje vrime, eshte nje garze
Ti ke nje sy, eshte nje imazh
Degjo, eshte shpresa jote e fundit
Do ta marresh? Si thua? Do ta marresh?
Poezia “Kandidati”
Nga Sylvia Plath
Shkeputur nga libri me 100 poezi te zgjedhura te gjuhes angleze “Kur buza puthjen e genjeu”, perkthyer nga Rudi Bobrati, Botimet Dudaj, 2006
@arlindadudaj
@botimedudajofficial

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty