Poetë shqiptarëArdita JatruPoezia “Nina M.” - Nga Ardita Jatru

Poezia “Nina M.” – Nga Ardita Jatru

-

Rreth shtratit të butë të Nina M.,

qëndrojnë mbi krye tre gra të veshura me të bardha,

Të bukura si shëmbëlltyra që kurrë s’ka parë.

Të çuditshme si kuaj gjigantë të errësirës.

Ja mbulojnë trupin me të ëmbla e të hijshme fjalë,

fytyrën ja lënë jashtë.

Tre gra, në të bardha veshur, ngjashëm si engjëj,

Dëshira, Dashuria dhe Vdekja, presin.

Dhe një çast nga thellësi e gjoksit të Nina M.,

kumbon një zë i dobët dhe melodioz,

kërkon Dëshirën t’i avitet dhe në vesh

të saj merr frymë thellë, rënkon dhe thotë:

O Dëshirë, e bukur dhe e bardhë

që buzës së ngrohtë si fjollë dëbore më shkrije,

nuk munda kurrë të të kapërdij e të t’shijoj.

Shpend më ishe a vetëtimë në të largët qiell?

M’u si gozhdë tëmthat e mija shqyeje

dhe netët të shtynin thellë e më thellë në fundshpirt,

të të hapja derën nga vetja ruhesha mos ikje.

Dhe paguaja paq mungesën tënde

me virtytet e mija të pashmangshme me frikë.

Dëshirë e bukur, më puth,

ulu këmbëkryq në fronin e buzëve pa droj’

se tashmë jam unë akulli dhe prit ç’do të ndodhë

Eja, ti, Dashuri e bardhë,

Afrohu, tashmë mund t’i themi dy-tri fjalë,

të të puth dhe ty mes ballit.

Po ç’do të isha unë pa ty? Një fryt i papjekur

a një kërcu? Zbërthemë tani, mes rreshtash

po t’jesh e aftë e t’kuptosh gjithë kohës ku të fshihja,

të erdhi ora të më shkallmosh fjalë për fjalë.

Hyr brenda e të shohësh ç’bijë ke rritur

o nënë, ka të ngjarë të jem e pastër

e dhembshur, si ty e brishtë.

Qëndro Dashuri e bardhë, në zemër të të puth,

në formën tënde, atje tej do futemi në një tjetër.

Bëj durim se kohën e mbërthejmë pas dhëmbësh

sa t’i them dhe Vdekjes dy tri fjalë.

Vdekje, o vdekje, tani radha jote erdh’,

afrohu me ngadalë o fundi im e mos më tremb.

Më je kaq e bukur veshur në të bardhë,

kaq e ëmbël teksa duart më prek.

Më prisje? Ja ku jam, e dorëzuar në shtratin e fatit,

e mbuluar me të ëmbla e të hijshme fjalë.

Sikur ta dija se do vinte e jotja mbretëri papritur

do shfaqesha m’e bukur se ty, teksa t’shoh fytyrën.

Merre daltën Vdekje e bardhë

dhe gdhend në trupin tim një shtatore antikiteti,

punoje bukur mermerin e me ndjenjë,

të duket prekja jote nëpër kofshë e krahë,

e, kush ta shohë, të mbetet i shtangur:

“Kjo vepër arti të trondit si vdekja”.

Poezia “Nina M.”

Nga Ardita Jatru

Libri “As terr, as dritë”, Botimet Naimi, 2021

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty