ARTBaroku SpanjollFrancisco de Zurbaran, Shen Lusia, 1630, Galeria Kombetare e...

Francisco de Zurbaran, Shen Lusia, 1630, Galeria Kombetare e Artit, Uashington, Sh. B. A

-

Francisco de Zurbaran, Shen Lusia, 1630, Galeria Kombetare e Artit, Uashington, Sh. B. A
Francisco de Zurbaran, 1598-1664, eshte nje nga piktoret me te rendesishem te epokes baroke ne Spanje. Se bashku me Diego Velazquez dhe Bartolome Esteban Murillo ai dominoi shekullin e 17-te, shpesh e referuar si epoka e arte spanjolle ne art. Ndonese Velazquez dhe Murillo gjithashtu u fokusuan tek portretet, tematikat mitologjike dhe skenat e zhanrit, Zurbaran shkelqeu kryesisht ne pikturat fetare te cilat ishin ne nje linje me idealet strikte te Kunder Reformimit. Veprat e tij mund t’i njihni nga subjekti, ndricimi dhe emocioni. Subjektet e tij ishin kryesisht figura te vetme, ne vecanti shenjtore, murgj, apostuj apo murgesha. Ata paraqiten me veshjet e tyre fetare perkundrejt nje sfondi te zi. Kontrastet e ndezura dhe te errta jane influencuar nga mjeshtri italian Caravaggio. Zurbaran njihet per lenien e nje pjese te madhe te tipareve te figures ne hije. Kur shihni pikturat e tij ju mund te mbyteni nga emocionet qe rrezatojne figurat e tij. Nga te zymta dhe asketike ne intense dhe ngazellyese. Pak artiste e kane kapur perkushtimin fetar ne menyre kaq te gjalle dhe te prekshme. Preferenca e Zurbaran-it per realizmin eshte gjithashtu i pranishem ne paraqitjen e Shen Lusise e cila u ndeshkua dhe vra ne shekullin e 3-te nga autoritetet romake per konvertimin e saj ne Krishterim. Refuzimi i saj per te hyre ne nje martese te arranxhuar dhe deshira per te mbetur e virgjer coi ne tortura brutale, syte e saj u shqyen jashte si ndeshkim. Duke qene se syte e saj u restauruan mrekullisht para varrimit te saj, Shen Lusia eshte shenjtja patrone e te verberve dhe problemeve te tjera te lidhura me syte. Shpesh Shen Lusia paraqitet me nje palme ne doren e saj si simbol i martirizimit. Ne doren tjeter ajo mban nje pjate ku qendrojne nje pale sy. Ky tribut kurioz i refetohet tortures dhe patronazhit te saj.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Burimi: Via @lets_talk_about_art

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty