Nuk mundem më!
Unë jam askush, askush!
Ndihem kaq keq.
Dua të vras veten!
Por si?
E di se si!
Do të gudulis veten
deri sa të vdes nga të qeshurat.
Miku im më i mirë më urren.
Unë e tradhëtova atë.
Fjeta me të dashurën e tij.
Ndoshta ajo më ka ngjitur sifilizin.
Ndoshta e gjora ka mbetur shtatzënë!
Jeta është një lojë!
Duhet të qeshësh me çdo gjë,
Edhe me gjërat më të këqija!
Qeshni!
Qeshni.
Ja, kjo është, qeshni!
Nga Filmi ‘Poezi e pafundme’, 2016, regjia Alejandro Jodorowsky.
Perzgjodhi dhe perktheu nga spanjishtja – Enkeleda Suti.