POEZIKahlil GibranFragmente nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

Fragmente nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

-

Fuqia e shpirtbutësisë mbjell thellë në zemrën time, dhe unë korr dhe mbledh grurë me bollëk dhe ia jap atë të uriturve.
Shpirti im i jep jetë hardhisë së rrushit dhe unë i shtyp tufat e tij dhe i jap lëng të eturve.
Parajsa ma mbush llampën me vaj dhe unë e vendos atë tek dritarja ime për të drejtuar të huajt nëpër errësirë.
Unë i bëj të gjitha këto gjëra sepse unë jetoj tek to; dhe nëse fati do të mi lidhë duart dhe të më parandalojë nga të bërit e tyre, atëherë vdekja do të jetë dëshira ime e vetme. Sepse unë jam një poet, dhe nëse unë nuk mund të jap, atëherë do të refuzoj që të marr.
Njerëzimi zemërohet si një furtunë, por unë pëshpëris në heshtje sepse unë e di që stuhia duhet të largohet teksa një pëshpërimë shkon tek Zoti.
Njerëzit kapen pas gjërave tokësore, por unë kërkoj që të përqafoj pishtarin e dashurisë që të më pastrojë me zjarrin e tij dhe që ta përcëllojë çdo gjë që nuk është njerëzore në zemrën time.
Gjërat substanciale e vdesin njeriun pa vuajtje; dashuria e zgjon atë me dhimbje gjallëruese.
Njerëzit janë të ndarë në klane dhe fise të ndryshme dhe i përkasin vendeve dhe qyteteve. Por unë jam një i huaj për të gjitha komunitetet dhe nuk i përkas asnjë vendi. Vendi im është Universi dhe fisi im është Familja Njerëzore.
Njerëzit janë të dobët, dhe është e trishtuesheme që ata ndahen mes vetit. Bota është e ngushtë dhe nuk është diçka e mençur që ta ndash atë në mbretëri, perandori dhe provinca.
Njerëzit bashkohen për të shkatërruar tempujt e shpirtit dhe ata bashkojnë duart për të ndërtuar ngrehina për trupa tokësore. Unë qëndroj i vetëm duke dëgjuar zërin e shpresës në thënien time të thellë, “Siç e gjallëron dashuria zemrën e një njeriu me dhimbje, po ashtu injoranca e i mëson atij rrugën e dijes.” Dhimbja dhe injoranca na çojnë tek gëzimi dhe dija e madhe sepse Qënia Supreme nuk ka krijuar asgjë të padobishme nën diell.
Fragmente nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty