ART(PJESA 1): ARTI I FRIKËSIMIT - Frika fetare në...

(PJESA 1): ARTI I FRIKËSIMIT – Frika fetare në Rilindje

-

(PJESA 1): ARTI I FRIKËSIMIT  

Frika fetare në Rilindje

Nga REVISTA ARTSPER  

Për shekuj me rradhë, artistët e stileve dhe lëvizjeve të ndryshme kanë prodhuar vepra arti që na frikësojnë. Koncepti i frikësimit ka ndryshuar dhe evoluar së bashku me ndryshimet shoqërore dhe kulturore përgjatë historisë, e reflektuar në artin e çdo periudhe historike. Ndonëse frikërat që rrethonin Fenë dhe Ferrin dominuan shoqërinë gjatë Epokës Mesjetare dhe Refromimit, ato e humbën gradualisht dominancën e tyre ndaj një sërë frikërash të tjera, të cilat varionin nga ato shoqërore tek ato psikologjike.  

Artisti holandez i Rilindjes Veriore, Hieronymus Bosch i ka lënë në mëndyshje historianët për dekada. Kuptimi i vërtetë i veprës së tij mund të mos kuptohet kurrë plotësisht. Megjithatë, një aspekt që është i sigurt, është se skenat ankthioze të paraqitura në veprën e tij reflektojnë frikërat fetare që ishin të përhapura në shoqëri në atë kohë. Shekulli i 16-të ishte një periudhe proteste e përhapur fetare dhe reforme në Evropë, duke nxitur ndarjen e Kishës në Protestianizëm dhe Katolicizëm. Si shumë të tjerë gjatë kësaj periudhe, Bosch ishte thellësisht i shqetësuar rreth fundit të botës dhe ndëshkimit të përjetshëm të njerëzimit për mëkatet e tij.

Kjo vepër është një nga pikturat më të frikshme të karrierës së Bosch-it. Ajo është frymëzuar nga një përrallë e titulluar Les Visions du chevalier Tondal (Vizionet e Tondal-it), në të cilën një kalorës i ri udhëhiqet nëpër Parajsë, Ferr dhe Purgator nga një ëngjëll rojtar. Kur ai rikthet në tokë pasi ka dëshmuar tmerret e Ferrit dhe të Purgatorit, ai betohet se do të bëjë një jetë të virtytshme. Tondal-i dhe ëngjëlli rojtar paraqiten në fund të cepit të majtë të imazhit.

Vizionet artistike të Bosch-it kanë formuar bazat se si është imagjinuar Ferri nëpër histori. Në stilin e tij tipik, Vizioni i Tondal-it paraqet një përzierje kaotike figurash të zhveshura dhe objektesh dhe kafshësh të çuditshme. Të shpërndara nëpër këtë mjedis fantastik, shpirtrat ndëshkohen në disa mënyra për mëkatet që kanë kryer në Tokë. Këto ndëshkime, të cilat na kujtojnë disa aspekte të triptikut të famshëm të artistit “Kopshti i Kënaqësive tokësore”, i tregohen një Tondal-it të fjetur nga një ëngjëll rojtar në atë që duket se është një ëndërr.               

Piktura: Hieronymus Bosch, Vizioni i Tondal-it, në mes të shekullit të 16-të

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-art-of-the-frightening/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#arthistory #painting #print #sculpture

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty