POEZILouise GlückLumturia nga Louise Glück

Lumturia nga Louise Glück

-

Një burrë dhe një grua shtrihen në një shtrat të bardhë.
Është mëngjes. Unë mendoj
Së shpejti ata do të zgjohen.
Në tavolinën në krah të shtratit është një vazo
Me zambakë; rrezet e dritës së diellit
Formohen në grykët e tyre.
E shikoj atë të kthehet nga ajo
Sikur do të thotë emrin e saj
Por në heshtje, thellë në gojën e saj
Tek parvazi i dritares
Një herë, dy herë,
Një zog thërret.
Dhe pastaj ajo lëviz; trupi i saj
Mbushet me frymën e tij.
Unë i hap sytë e mi; ti po më shikon mua.
Thuajse mbi këtë dhomë
Dielli po rrëshqet ëmbël.
Ti shikon fytyrën time, ti thua,
Duke e mbajtur fytyrën tënde afër times
Për të bërë një pasqyrë.
Sa e qetë që je. Dhe dielli që po digjet
Kalon butë përmbi ne.
Lumturia nga Louise Glück
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Riti nga Robero Ferri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty