KINEMATOGRAFIRoberto RosselliniNJË PREZANTIM I SHKURTËR I REGJIZORIT ROBERTO ROSSELLINI -...

NJË PREZANTIM I SHKURTËR I REGJIZORIT ROBERTO ROSSELLINI – Neorealizmi italian

-

NJË PREZANTIM I SHKURTËR I REGJIZORIT ROBERTO ROSSELLINI

Neorealizmi italian

Roberto Rossellini ka qenë një regjizor italian me influencë i cili ka qenë aktiv në vitet 1930 deri në vitet 1970 dhe ka qenë një pjesë kyçe e lëvizjes së njohur si Neorealizmi Italian. Duke përdorur teknika dhe zgjedhje stilistike të tilla si aktrimin për herë të parë të aktorëve të patrajnuar, struktura episodike, funde të hapura dhe ambiguitetin, ai ka ndihmuar për ta bërë Neorealizimin një nga lëvizjet më të rëndësishme në historinë e kinemasë. Filmat e tij synonin një ndjesi më natyraliste duke shmangur strukturën tradicionale të historisë dhe duke përdorur xhirime nga dokumentarët dhe ai e ndryshoi kinemanë përgjithmonë. Rossellini ka diregjuar disa filma të shkurtër në vitet 1930, por dalja e tij e parë si regjizor ishte në vitin 1941 me filmin “Anija e Bardhë”. Filmi është për një marinar në marinën italiane dhe asnjë nga aktorët nuk kishte akturuar më parë, ku shumë prej tyre ishin në fakt anëtarë të marinës. “Anija e Bardhë” ishte gjithashtu një film propagande dhe Rossellini kishte lidhje me djalin e diktatorit italian Benito Mussolini. Më pas, ai realizoi dy filma të tjerë për luftën “Kthimi i një piloti” dhe “Njeriu me një Kryq”, dhe këto tre filma njihen në mënyrë kolektive si Triologjia Fashiste e Rossellini-t. Rossellini fitoi famë ndërkombëtare pas Luftës së Dyë Botërore. Filmi i tij i vitit 1945, “Roma, Qyteti i Hapur”, i cili zhvillohet gjatë pushtimit nazist të Romës, ishte nnjë sukses tregtar dhe kritik. Ai ishte një hap i jashtëzakonshëm përpara për filmin italian, duke qenë se ai fitoi Palmën e artë (Palme d’or) në Festivalin e Filmit në Kanë dhe madje edhe u nominua për Oskarin lidhur me adaptimin më të mirë të skenarit, diçka shumë e rrallë për një film që nuk ishte në anglisht. Rolet kryesore luhen nga aktorë profesionistë, por Rossellini sërish zgjodhi aktorë që luanin për herë të parë për role më të vogla. Ndonëse pjesërisht për shkak të kufizimeve në buxhet, ky film ka ndihmuar për përkufizimin e Neorealizmit dhe është xhiruar në një vendndodhje dhe që ka përdorur shumë ndriçim natyral. Nuk ishte asnjë nevojë për të krijuar sheshxhirime duke qenë se Rossellini filmonte në rrugët e shkatërruara me të vërtetë nga lufta në Romë, dhe shumë nga objektet dhe veshjet ishin me të vërtetë po ashtu. Rossellini iu kundërvu gjithashtu traditave të narracionit të kinemasë duke bërë që personazhi kryesor të vritej në gjysëm të filmit. Personazhi vritet nga një ushtar anonim dhe filmi thjesht vazhdon pa ta. Pavarësisht të gjitha këtyre, filmit nuk i mungojnë artificat dhe nuk qëndron larg melodramës e mbështetur nga një repertor muzikor i cili ngacmonte emocionet. “Roma, Qytet i Hapur” paraqet një prift si një nga rolet kryesore, dhe Katolicizmi ishte një prani e fortë gjatë karrierës së Rossellin-it. Filmi është bashkëshkruar me Federico Fellini, i cili më vonë u bë ndoshta regjizori më i njohur italian. “Roma, Qytet i Hapur” konsiderohet si pjesë e një tjetër triologjie tematike, ku i dyti është filmi “Paisan”. Edhe ai ndodh gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në vend që të fokusohet tek një qytet, ai merret me të gjithë kombin e Italisë. “Paisan” përbëhet nga gjashtë segmente dhe Rossellini shpesh ka përdorur struktura episodike në filmat e tij. Ai ka përdorur sërish aktorë të rinj, që nuk kishin aktruar më parë si edhe përzierjen me xhirime nga dokumentarë autentikë me narrativën e tij të fiksionit. Për filmin e tij të fundit në triologji, “Gjermania, Viti Zero”, Rossellini u zhvendos nga Italia në Gjermaninë e pasluftës nën pushtimin e aleatëve. Trupa e aktorëve është gjetur në rrugët e Gjermanisë dhe personazhi kryesor është luajtur nga një djal që Rossellini e ka gjetur në cirk. Ishte fundi i errët i Rossellinit dhe toni pesimist që çuan në një pritje të vakët nga audiencat. Jo shumë gjatë pas kësaj Rossellini u takua me Ingrid Bergman, yllin e filmit “Casablanca” dhe një nga aktoret ikonike të Epokës së Artë të Hollywood-it. Ata u martuan dhe ajo aktroi në gjashtë prej filmave të tij në vitet 1950. Ata patën një marrëdhënie gjatë realizimit të një bashkëpunimi më të hershëm nga ana e tyre, Stromboli, dhe kjo çoi në një shtatëzani. Fatkeqësisht, e gjitha kjo po ndodhte kur ata që të dy ishin, në fakt, të martuar me njerëz të tjerë dhe marrëdhënia e tyre shkaktoi një skandal, i cili pezulloi karrierën e Bergamnt në Hollywood për vite të tëra. Një vepër madhore gjatë kësaj epoke ishte “Udhëtim në Itali”, e cila paraqet performanca madhështore nga Bergman dhe George Sanders, i cili sapo kishte fituar një Oscar për filmin “Gjithcka për Evën”. Në këtë kohë, Rossellini realizoi gjithashtu “Lulet e Shën Francisit”, rreth një shenjti në Itali. Ky film jo vetëm që është një shembull i madh i rëndësisë së Katolicizmit në punën e tij, po ishte edhe e para nga disa filma nga ana e tij për figurat historike, me një theks mbi mendimtarët fetar dhe filozofikë. Një film tjetër historik erdhi në fillim të viteve 1960, mbi Giuseppe Garibaldi, një gjeneral i shekullit të 19-të, i cili ndihmoi me bashkimin e Italisë. Megjithatë, fillimi i një faze të re erdhi me të vërtetë në vitin 1966 me filmin “Marrja e Pushtetit nga Luigji i XIV-të”, rreth mbretit francez i cili vdiq në vitin 1715. Filmat e Rossellin-it nuk kanë qenë gjithmonë shumë të aksesueshëm, por kjo ka qenë edhe më pak e tillë, për shkak të natyrës së tij të vrazhdë dhe mungesa e çdo lloj melodrame apo pasioni. Ai ishte gjithashtu film për televizion dhe pjesa më e madhe e veprave të mbetura të Rossellin-it ishin për televizionin. Kjo pasoi me një cikël filmash për filozofët, duke filluar me Sokratin, një film për mendimtarin grek nga shekilli i 5-të përpara Krishtit që ka adaptuar dialogët e Platonit. Pas kësaj, ai realizoi filma për Blaise Pascal, matematicienin e shekullit të 16-të dhe teologun katolik, Augustine i Hippo-s, i fashëm për shkrimin e teksteve filozofike biblike, “Qyteti i Perëndisë”, dhe filozofin e shekullit të 17-të, Rene Decartes. Filmat e mëvonshëm të Rossellin-it nuk patën një impakt të madh, por karriera e tij në përgjithësi ishte një influencë madhore për kinemanë moderne. Estetika e tij neorealiste ka frymëzuar Lëvizjen e Re Franceze, me Jean-Luc Godard dhe Francois Truffaut, të cilët që të dy e kanë cituar Rossellin-in si një influencë të tyre. Filmat e tij kanë influencuar gjithashtu edhe regjizorin legjendar Martin Scorcese.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=1ciJr0asdSc

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty