ARTArtsper(PJESA 1): ÇFARË ËSHTË ‘MEMENTO MORI’? - Arti i...

(PJESA 1): ÇFARË ËSHTË ‘MEMENTO MORI’? – Arti i Memento Mori: Simbolizimi i vdekjes

-

(PJESA 1): ÇFARË ËSHTË ‘MEMENTO MORI’?

Arti i Memento Mori: Simbolizimi i vdekjes

Nga REVISTA ARTSPER  

Memento Mori mund të përkthehet si “Kujtohu se po vdes (se je i vdekshëm)”, duke na kujtuar  brishtësinë e ekzistencës. Ai është një art i simbolit, i cili përdor shumë imazhe dhe metafora për të evokuar një fund të paevitueshëm. Por çfarë është me saktësi arti i Memento Mori? Dhe çfarë kuptimesh të ndryshme merr ai, në varësi të epokës dhe kulturës? Artsper ju fton të zbuloni këtë tendencë artisitike magjepsëse, nga natyra e qetë deri tek portretet e çuditshme!   

Një lëvizje e mbarsur me një dimension të madh simbolik, arti i Memento Mori është i mbushur me objekte të cilat na kujtojnë vdekjen apo që e mishërojnë atë. Një simbol universal, kafka është imazhi më i zakonshëm dhe më i dukshëm. Por kafa nuk është thjeshtë një përfaqësim i fundit tonë. Në këtë lëvizje artistike, alegoritë janë të shumta dhe të ndryshme.

Midis subjekteve më të shpeshta, ora prej rëre, simboli i kohës e cila ecën pa asnjë kontroll. Më pak poetike, por më eksplicite është metafora e orës dhe garimi i saj i çmendur. Ne gjejmë gjithashtu edhe qiriun dhe flakën e tij që regëtin, gati për t’u shuar me shkulmin më të vogël të erës.

Më pas, vijnë të gjithë elementët më të bukur nga pikëpamja natyrore, por që prishen më shumë, të tilla si lulet që po vyshken, apo frutat që po kalben. Mund të shfaqet gjithashtu edhe një mizë, e cila ulet mbi ushqim. Flutura përfaqëson natyrën tinëzare të jetës, si edhe qëndrueshmërinë e shpirtit përtej vdekjes. Në një mënyrë më delikate, prania e një libri mund të përfaqësojë vanitetin e dijeve apo, në të kundërt, mençurinë e shpirtit.

Piktura: Philippe de Champaigne, Vanitas dhe Alegoria e jetës njerëzore, 1646

Punimi grafik: M.C. Escher, Sy, 1946

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-memento-mori/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.  

 

#painting #stilllife #momentomori #enkeledasuti

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty