Gustavo Courbet, Burri i plagosur, 1844, vaj ne telajo, 82×98 cm, Muzeu i Orsese, Paris
Gustave Courbet (1819-1877), ka qene nje nga eksponentet e pare kryesor te levizjes realiste. Ai eshte i njohur per disa kryevepra te jashtezakonshme, duke perfshire: Thyersit e gurave, Nje varrim ne Ornan, Origjina e botes, Studioja e piktorit dhe takimi. Courbert i ka refuzuar te dyja edhe romanticizmin edhe pikturen neoklasike, duke iu kthyer njerezve dhe ngjarjeve te jetes se perditshme, per tematikat e tij, duke iu shmangur cdo idealizimi, sentimentaliteti ose heroizmi. Ai kembengulte ne realitetin fizik te objekteve qe ai vezhgonte, duke paraqitur skena rurale dhe urbane te shtreses punetore, edhe nese ai realitet ishte i thjeshte, i parregullt ose te njollosur. Ai refuzoi oferta per te pikturuar engjej per nje kishe, duke deklaruar: “Tregomeni nje engjell dhe une do ta pikturoj.” Ai refuzoi bashkebisedimet e Akademise Franceze duke braktisur modelimin e kujdesshem ne favor te aplikimit te trashe te bojes ne goditje te gjera. Tematikat dhe stili i tij novator paten nje ndikim shume te madh mbi gjeneratat e ardhshme te piktoreve duke shtruar rrugen per levizjet e tjera moderne, te tilla si Impresionizmi dhe Postimpresionizmi. Heret ne karrieren e tij ai ka bere shume autoportrete. Ai ka thene: “Gjate jetes sime, e kam pikturuar veten shume here, kurdohere kur me ndryshonte gjendja mendore. Shkurt, kam shkruar historine e jetes sime.”
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti