Zemra ime, zogu i labirinteve
E ka gjetur qiellin e tij tek sytë e tu
Ato janë përkundja e mëngjesit
Ato janë mbretëria e yjeve
Këngët e mia humbasinë në thellësinë e tyre
Lërmë të fluturoj në atë qiell
Në pafundësinë e tij të pafundmë
Lërmë mua që t’i çaj retë
Dhe të shtrijë krahët nën rrezatimin e tij.
Tagore
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.