FilozofiKrishnamuratiPasqyra e marrëdhënieve - Nga Krishnamurati

Pasqyra e marrëdhënieve – Nga Krishnamurati

-

Të pamatshmet
Pasqyra e marrëdhënieve
Nga Krishnamurati
Unë mendoj se, ne jemi të prirur që të harrojmë se shoqëria jonë, kultura në të cilën ne jetojmë, dhe ku jemi rritur dhe edukuar, dhe që na ka kushtëzuar, është rezultat i orëvatjeve njerëzore, konflikteve njerëzore, mjerimit njerëzor dhe vuajtjes. Edhe ne gjithashtu: kultura, individi dhe komuniteti është secili prej nesh. Ne nuk jemi të ndarë prej tyre. Për ta ndjerë këtë, jo si një ide apo si njv koncept intelektual, por në fakt të ndjesh realitetin e saj, ne duhet të ndjekim pyetjen se çfarë është një marrëdhënie? Sepse jeta dhe ekzistenca jonë bazohen tek marrëdhëniet. Jeta është një lëvizje në marrëdhënie. Dhe nëse ne nuk e kuptojmë se çfarë nënkuptohet me marrëdhënie, në mënyrë të pashmangshme ne jo vetëm që izolojmë vetveten, por krijojmë një shoqëtri në të cilën qeniet njërëzore janë të ndara, jo vetëm mbi baza kombëtare, fetare, por gjithashtu edhe në vetvete dhe rrjedhimisht, duke projektuar atë që ata janë në botën e jashtme. Nuk e di nëse ju keni shkuar thellë brenda kësaj pyetjeje, për të zbuluar nëse mund të jetojmë me dike tjetër në harmoni të plotë, në një akordim të plotë, që të mos ketë asnjë pengesë, asnjë ndarje, por një ndjesi uniteti të plotë. Sepse marrëdhënie do të thotë të jesh i lidhur – jo në veprim, jo në të njëjtin projekt, jo në një ideologji apo koncept – por të jeni tërësisht të bashkuar në ndjesinë se ndarja, fragmentarzimi ndërmjet individëve, ndërmjet dy qenieve njerëzore, nuk ekziston fare në asnjë nivel.
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty