Sa e hijshme ishe ate nate
Me rreqethi hija e bukur e trupit te hajthem
Veshur me te arten
Eleganca e hapave te tu
Embelsia e buzeve-shege!
Muze e shpuze ishe ate nate
Ne gjunje te rashe…
Magjepsur te haja me sy
Circe ishe ate nate
E une, Odise i lashte
Poezia “Ne gjunje te rashe”
Nga Anila Varfi
Shkeputur nga libri me poezi “Hyj nder yj” nga Anila Varfi, Botimet Emal, 2019
@anilavarfi_
Piktura, Lamtumira solemne nga @robertberishaofficial