Ti po më mban
Nëpër botë
Vetëdije e plotë
ZOT ME DËSHIRA
Këtu, në detin e tretë
THUAJSE E DËGJOJ ZËRIN TËND: ZËRIN TËND, ERËN
Që mbush thujase të gjitha lëvizjet
Ngjyrat e përjetshme dhe dritat e përjetshme
Ngjyrat e detit dhe dritat e detit
ZËRI YT PREJ ZJARRI TË BARDHË
NË UNIVERSIN E UJIT, ANIJES, QIELLIT
DUKE E ÇARË RRUGËN PËRPARA ME GËZIM
Duke gdhendur për mua me një dritë prehëse orbitën time të vendosur
NJË TRUP I ZI ME DIAMANT VEZULLUES NË QENDRËN E TIJ
Vetëdije e plotë
Juan Ramon Jimenez
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti