KINEMATOGRAFIAlejandro JodorowskyAjo që është - Alejandro Jodorowsky

Ajo që është – Alejandro Jodorowsky

-

NËSE JE UJË MOS PRIT T’I NGJASH SHKËMBINJVE

NËSE JE SHKËMB, MOS U PËRPIQ TË RRJEDHËSH

Gjuha e butë nuk imiton dot dhëmbët

Dhëmbët e fortë nuk imitojnë dot gjuhën

Mes gjuhës dhe dhëmbëve ka ushqim

MES NATËS DHE DITËS, AGIMI

AS E SHKUARA E AS E ARDHMJA NUK JANË TANI

Mes arsyes dhe intuitës, hapet një mrekuli

Lënda është bukuri, jomaterialia është e vërteta

KUR PËRJETËSIA ÇEL PETALE DRITE NË ORË

GJUHËT PICKOHEN NGA ZOGJ PREJ AJRI

DUAR QË RRJEDHIN MJALTË DHE KËNGË ERË-RESH

Në nëntokën e mendjes do të shfaqet një gropë

Përmes së cilës kujtesa jote hajdute do të thajë vetveten

Ajo që është

Alejandro Jodorowsky

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty