Me pyet sa esht’ e thelle dhe a eshte e perjetshme dashuria ime. Ahere syt’ e tu, ata sy te zez q’i dua kaqe, marren nje shkelqim, nje veshtrim te ri, edhe buza jote ka nje te qeshur te hidhur. Pse, o e dashura ime, pse le te hyjne te tille mendime te hidhur n’ate koke te bukur? Nuk’ e di ti qe cdo gje ne kete jet’ eshte e vdrishme? Nuk e di ti qe cdo gje mi kete dhe ka nje funt? Prapsi, prapesi, keto mendime. Mos i perserit keto pyetje. Te dua me gjithe shpirt, me nje dashuri te thelle, sot te dua sa per nje jete te tere. Mos prish gaz’ e sotme duke mejtuar nesermen e erret. Mos me pyet sa esht’ e thelle dhe sa esht’ e perjetshme dashuria ime! – 1908.
Shkeputur nga libri ‘Lumo Skendo’ (Mithat Frasheri), Or’ e fundit, Proza letrare dhe dokumentare, zgjedhur dhe pergatitur nga Nasho Jorgaqi, Onufri, 2007.
Piktura, Nje idol i rene, John Collier.
#johncollier #classicalpainting #art #painting #lumoskendo #books #reading #love #lovequotes #enkeledasuti