ARTArtsper(PJESA 6): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT - Një lëvizje...

(PJESA 6): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT – Një lëvizje rinore

-

(PJESA 6): TË NJOHIM GUSTAV KLIMT

Një lëvizje rinore

Nga REVISTA ARTSPER  

Suksesioni qendërsohet në një filozofi rinore, ajo e “Jugendstil” apo “Stili i Ri”. Me ardhjen e një epoke të re në Vjenë, të rinjtë bashkëpunuan për ndalimin e traditave të vjetra konservatore në të shkuarën. Revista kryesore “Jugend” (që do të thotë “Rinia”) advokonte ide të reja mbi arkitekturën, dizanjin dhe dekorimin.

Zhvillimi i një stili ikonik

Suksesioni Vjenez është një lëvizje me më shumë thekse organike dhe bimore përkundrejt formave më gjeometrike të Art Nouveau. Si rezultat, stili i tij paraqiste përfaqësime të elementëve të bimëve apo kafshëve të tillë si zogj dhe peshq, dhe një gamë e pasur flore dhe faune në kompozimet që shfaqen në një mënyrë tejet të stilizuar. Mungesa e perspektivës e ekuiliburar nga një bollëk kurbash, i bën këto dizanjo të buta dhe femërore. Rrjedhimisht, lëvizja e Suksesionit Vjenez mund të shihet si një imazh pasqyrë ndaj lëvizjes së arteve dhe zejeve që po ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën kohë. Të dyja lëvizjet, i referohen natyrës në një mënyrë reaksionare kundër rritjes së kërcënimit nga revolucioni industrial.

Posterat e Suksesionit përfshjnë imazhe grafike dhe tekste të diznejuara si dekorime që paraqesin një kuptim. Dekori, tipografia dhe ilustrimet të paraqitura në poster janë përdorur për të reklamuar ngjarje kulturore, por shumë rrallë produke industriale. Vetë obsesioni i Klimt-it me teknikën e gjethes së artë është frymëzuar pjesërisht nga mozaikët bizantinë. Si një frymëzim kanë qenë gjithashtu ikonat dhe teknika vezulluese e dorëshkrimeve të ndriçuara nga Epoka Mesjetare.

Për ta përmbyllur, përpara se të ishte një krijues Klim ishte një revolucionar. Puna e jetës së tij për të ngritur një lëvizje anarkiste kundër traditës artistike është ajo çka i ka dhënë vlerë artit të tij transhedental. Një nga artistët më të shtrenjtë në botë, trashëgimia e tij ështe e një fame ekstreme.  

Imazhi: Revista “Ver Sacrum”

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/getting-to-know-gustav-klimt/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#contemporaryartist #gustavklimt #viennasecession #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty