ARTDadaSURREALIZMI - Në një revolucion kundër një shoqërie të...

SURREALIZMI – Në një revolucion kundër një shoqërie të sunduar nga mendimi racional, Surrealistët u morën me “realitetin superior” të pavetëdijes    

-

SURREALIZMI

Në një revolucion kundër një shoqërie të sunduar nga mendimi racional, Surrealistët u morën me “realitetin superior” të pavetëdijes      

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

Surrealizmi ishte një lëvizje artistike, intelektuale dhe letrare e drejtuar nga poeti André Breton nga viti 1924 deri në Luftën e Dytë Botërore. Surrealistët kërkuan të rrëzonin rregullat shtypëse të shoqërisë moderne, duke shkatërruar shtyllën kurrizore të mendimit racional. Për ta bërë këtë, ata u përpoqën të merreshin me “realitetin superior” të mendjes së pavetëdijshme. “Tërësisht kundër rrymës,” ka thënë Breton, “në një reagim të dhunshëm kundër varfërimit dhe sterilitetit të proceseve të mendimit që rezultuan nga shekuj të tërë racionalizmi, ne u kthyhem tek e mrekullueshmja dhe e advokuam atë pa kushte.”

Shumë nga parimet e Surrealizmit, duke përfshirë një theks tek automatizimi, përdorimi eksperimental i gjuhës, dhe objektet e gjetura, kanë qenë të pranishme deri në një farë mase tek lëvizja Dada që i parapriu Surrealizmit. Megjithatë, Surrealistët sistematizuan këto strategji brenda kuadrit të teorive të psikologut Sigmund Freud mbi ëndrrat dhe mendjen e pavetëdijshme. Në Manifeston e Surrealizmit të vitit 1924, Breton e përkufizoi Surrealizmin si “Automatizimi psikik në gjendjen e tij të pastër, nëpërmjet të cilës njeriu përpiqet të shprehë…funksionimin aktual të mendimit…në mungesë të çdo kontolli të ushtruar nga arsyeja, me përjashtim të ndonjë shqetësimi estetik apo moral.”  

Dada & Surrealizmi

Ndonëse Dada ishte e decentralizuar në termat e gjeografisë dhe lidershipit, qendra e Surrealizmit është Parisi, me Breton në krye. Ndonëse Dada në shumë mënyra ishte një lëvizje anarkike, Surrealistët njihen për angazhimin në veprimet kolektive në grup.

Rrethi Surrealist ishte relativisht koheziv, por individët brenda saj vinin nga një varietet kombesh, dhe qasjet e tyre artistike ishin në mënyrë të ngjashme të ndryshme. Ata besonin se vizatimet automatike çkyçnin përmbajtjet e mendjes së pavetëdijshme, ndërkohë që pikturat e peisazheve hiper-reale të sjellin në mendje imazherinë e mistershme të ëndrrave. Kombinimet e papërshtatshme të objekteve të gjetura të kombinuara në kolazhe Surrealiste, tregonin mbi tensionet seksuale dhe forcat psikologjike, të cilat ata besonin se ishin të fshehura mu poshtë sipërfaqes së realitetit.

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/surrealism/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty