ARKITEKTURËArkitektura Toskane(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA TOSKANE? - Historia e...

(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA TOSKANE? – Historia e Arkitekturës Toskane

-

(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA TOSKANE?

Historia e Arkitekturës Toskane

NGA Archdaily.com

Shumë më përpara se Toskana të bëhej e njohur në botë për ullinjtë, verën dhe produktet e tjera bujqësore, ajo ishte shtëpia e etruskëve, një komunitet shumë punëtor dhe bujqësor. Shumë përpara se romakët të merrnin pushtetin, etruskët sundonin Italinë qëndrore, ndërtuan një civilizim të lulëzuar dhe madje zhvilluan edhe vetë stilin e tyre arkitekturor dhe teknikat e ndërtimit. Me kalimin e kohës, Perandoria Romake mori nën kontroll rajonin, por elementët etruskë mbetën popullorë.     

Besohet gjerësisht se, pereferencat arkitekturore të etruskëve ishin të frymëzuara nga ndërtesat e Greqisë Antike, por me një dallim kyç: Ndonëse ndërtesat greke janë ndërtuar tërësisht prej guri, etruskët ndërtuan struktura druri. Përse? Tempujt e tyre ishin të ndërtuar me dru, dhe kështu kjo traditë u zbatua gjithashtu edhe për shtëpitë e tyre.  

Shumë stile arkitekturore dalin nga materialet e ndërtimit të disponueshme në një zonë të veçantë, dhe stili toskan nuk është i ndryshëm nga kjo. Shtëpitë prej druri në mënyrë tipike kishin fasada të ndërtuara nga guri gëlqeror, tavertina, apo guri ranor me skalitje dhe tonalitete mermeri; dysheme dhe tjegulla çatie nga baltë terrakote; mure me stuko; dhe trarë druri të ricikluar nga shtëpitë toskane të fermave.

Përveç anës romantike, shtëpitë e stilit toskan që ne shohim sot, etruskët kanë kontribuar gjithashtu me formën e kollonës klasike dhe stilit të arkitekturës. E njohur si kollona toskane, apo Rendi Toskan, këto kollona janë ekstremisht të thjeshta në dizanjin e tyre – ndryshe nga kollonat tejet dekorative Dorike, Ionike apo Korintike. Kollonat toskane kanë baza të rrumbullakëta apo katrore dhe ato janë të pazbukuruara. Në mënyrë tipike, ato janë më të gjëra dhe të vendosura disi më larg se sa tre kollonat e stileve të tjera klasike.  

Burimi: https://www.thespruce.com/what-is-tuscan-architecture-5072335

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty