ARKITEKTURËArkitektura Skandinave(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA SKANDINAVE? - Historia

(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA SKANDINAVE? – Historia

-

(PJESA 2): ÇFARË ËSHTË ARKITEKTURA SKANDINAVE?

Historia

NGA Archdaily.com

Përpara fillimit të shekullit të 20-të, pjesa më e madhe e arkitekturës skandinave ka qenë ose e influencuar nga Evropa ose tërësisht e mbështetur në natyrë. Kështjellat dhe katedralet antike mesjetare kanë qenë jo origjinale në qëllim dhe shtëpitë e vjetra ndërtoheshin në një mënyrë të thjeshtë, duke përdorur materialet dhe dijet vendase.   

Disa nga këto struktura të thjeshta vendase u ndërtuan pa inovacionin e arkitektëve. Megjithatë, mund të argmentohet se mungesa e shkollimit arkitekturor formal promovonin më shumë zejtarinë dhe krijmtarinë. Këta ndërtues ishin më shumë të shqetësuar rreth funksionit të formës përpara se arkitektura moderne të shprehej se ky fokus ishte i kujdesshëm. Shtëpitë në Skandinavinë e botës së vjetër duhet të ndërtoheshin me materiale të kufizuara në terrene të vështira. Një shembull i hershëm i kësaj, janë shtëpitë e mbluara me bar, karakteristike në Islandë, që ishin shtëpi me çati të gjelbra që ofronin një izolim të përballueshëm dhe të përshtatshëm.

Varianti i ditëve moderne të arkitekturës skandinave u zhvillua nga kjo qajse bazë për të ndërtuar. Fillimisht, ndërtesat publike përzienin elementët neoklasikë me stilet tradicionale të ndërtimit të bazuar tek praktikat lokale. Në vitet 1930, lindja e lëvizjes arkitekturore në Skandinavi ndodhi në një ekspozitë në Stokholm, ku dy arkitektë prezantuan konceptin e Funksionalizmit.  

Ndërtesat e stilit funksionalist ishin minimale, por ato përfshinin gjithashtu një interes shumë të madh tek gjendja njerëzore. Arkitektët kërkonin që këto ndërtesa të ishin të thjeshta, por ato kërkonin që ato të ishin gjithashtu në përfitim/në të mirë të njerëzve (dhe natyrës) në një farë mënyre kuptimplotë. Për shembull, Paimio Sanatorium u ndërtua në vitin 1933, i fokusuar tek maksimizimi i cilësisë së ajrit dhe dritës për pacienët me turbekuloz. Kështu, ndërkohë që, arkitektura moderne ka të bëjë e gjitha me linjat e thjeshta dhe të qarta, arkitektura skandinave është për të gjitha këto dhe gjithashtu një stil ndërtimi që mendon se si hapësirat publike dhe shtëpitë mund të jenë një aset për njerëzimin.

Burimi: https://www.thespruce.com/scandinavian-architecture-5070203

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty