ARTArt KonceptualFOTOGRAFIA KONCEPTUALE - Fotografia konceptuale është fotografi që ilustron...

FOTOGRAFIA KONCEPTUALE – Fotografia konceptuale është fotografi që ilustron një ide

-

FOTOGRAFIA KONCEPTUALE

Fotografia konceptuale është fotografi që ilustron një ide

 

Nga Galeria TATE (Londër)  

 

Që prej shpikjes së aparatit fotografik, artistët e kanë
eksploruar atë si një mjet për inskenimin e një realiteti falls, apo për të
kapur një ide. Kjo mund të shihet tek një nga fotografitë e para të inskenuara,
“Autoportreti i një Njeriu të Mbytur” nga Hippolyte Bayard, 1840.

 

Megjithatë, termi ‘fotografi
konceptuale’ ka filluar të përdoret në vitet 1960, duke përkuar me eksplorimet
e hershme të video artit dhe Artit Konceptual. Kjo frazë mund t’i referohet çdo
përdorimi të fotografisë brenda lëvizjes së Artit Konceptual.

 

Zhvillimi i fotografisë konceptuale

Duke përdorur kameran,
artistët si Richard Long dhe
Dennis Oppenheim
filluan regjistrimin e performancave të tyre dhe të veprave të përkohshme të artit
në një mënyrë që tani shpesh përshkruhet si (deadpan) e palëvizshme. Qëllimi
ishte për të bërë imazhe të thjeshta, realiste veprash arti të cilat do të
dukeshin sa më shumë dokumentare që të ishte e mundur.

 

Artistët e adoptuan këtë
qasje që në fillim të shekullit të 20-të kur Alfred Stieglitz fotografoi të gatshmen
(readymade) të Marcel
Duchamp
e bërë nga një pishuar, Ujëvara, për një ekspozitë në Nju
Jork. Ujëvara origjinale ka humbur, por fotografitë nga Stieglitz mbeten dhe
janë kthyer vetë në vepra arti.

 

Të tjerë kanë eksploruar fotografinë
konceptuale si një mjet për të inskenuar një ide. Diçka e tillë shihet shpesh
tek reklamat, ku imazhet përdoren për të paraqitur një koncept të qartë, shpesh
duke përdorur aktorë apo ‘props’.

 

Fotografia konceptuale është
zgjeruar duke përfshirë artistë të tillë si Cindy ShermanJohn Hilliard and Broomberg dhe
Chanarin
. Për ta ky medium është shumë më eksperimental, duke marrë
elementë të dokumentimit apo inskenimit, por duke i ri-interpretuar ato në mënyra
të reja.  

 

Gama e fotografisë e përfshirë
nën këtë titull është diversifikuar shumë me disponueshmërinë tani të programit
kompjuterik të editimit të fotografive të tilla si ‘Adobe Photoshop’. Kjo lejon
këdo me një kompjuter të krijojë një imazh që është më shumë se një përfaqësim
direkt i asaj që ndodhet përpara lenteve.

 

Në mënyrë të ngjashme, platforma
të tilla si Instagram dhe Flikr kanë lejuar çdo përdorues celulari të ndajë fotografitë
e tyre dhe të krijojnë portofole të plota veprash. Amalia Ulman është një nga
shembujt e një prej këtyre fotografëve; duke përdorur Instagram-in për të krijuar
një narrativë të tërë rreth një identiteti të trilluar.

 

Fotografia: Tim Lee, Me kokë poshtë, Dhoma e Torturës me Ujë, Harry
Houdini, 1913
 (2004)

 

Burimi: https://www.tate.org.uk/art/art-terms/c/conceptual-photography

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty