ARTArt BashkëkohorPJESA 4: ÇFARË ËSHTË ARTI BASHKËKOHOR? - Arti i...

PJESA 4: ÇFARË ËSHTË ARTI BASHKËKOHOR? – Arti i Tokës – Arti i Rrugës – Arti Bashkëkohor & Epoka Dixhitale

-

PJESA 4:
ÇFARË ËSHTË ARTI BASHKËKOHOR? 

Arti i Tokës – Arti i Rrugës – Arti Bashkëkohor &
Epoka Dixhitale     

 

Nga MY-MODERN-MET

 

ARTI I TOKËS

Arti i Tokës, është një lëvizje në të cilën artistët
transformojnë peisazhet natyrale në vepra arti, të cilat janë specifike sipas
vendit. Robert Smithson, 
Christo dhe Jeanne-Claude, dhe
Andy Goldsworthy vlerësohen për veprat e tyre avantgarde të tokës.

 

ARTI I RRUGËS

Si një nga lëvizjet më të fundit të artit bashkëkohor,
arti i rrugës është një gjini që ka fituar rëndësi me ngritjen e grafitit në
vitet 1980. Shpesh të rrënjosura tek aktivizmi social, arti i rrugës përfshin
murale, instalacione, imazhe shabllon dhe ngjitëse të vendosura në vende
publike. Artistët kyrsorë të rrugës përfshjnë figura nga vitet 1980, si
Jean-Michel Basquiat dhe Keith
Haring
,
si edhe artistët praktikues si Banksy dhe Shepard Fairey.     

 

ARTI BASHKËKOHOR & EPOKA DIXHITALE    

Arti bashkëkohor po evoluon vazhdimisht dhe gjithnjë edhe
më shumë artistë po përfitojnë nga teknologjia e re për të avancuar më tej
krijmtarinë e tyre. Kjo përfshin artin e gjeneruar nga kodet, i cili mund të
prodhojë gjithçka nga pjesët abstrakte deri tek portretet futuriste në format
vektor. Me avancimin e inteligjencës artificiale, disa artistë po përdorin
teknologjinë për të krijuar portrete hiper-realiste, të cilat testojnë kufijtë
ndërmjet realitetit dhe imagjinatës.  

 

Arti Kripto, i cili përfiton nga teknologjia “blockchain”,
ka fituar rëndësi që nga viti 2020. Me artistin dixhital Beeple i cili realizoi
një shitje piketë prej 69 milionë dollarë me
Christie‘s me kolazhin e tij me NFT, më
shumë artistë dhe institucione të arteve të bukuar po shohin mundësi në këtë
formë arti. Arti Kripto po i lejon artistët të monetarizojnë veprat e tyre të
cilat më parë kanë qenë të vështira për t’u shitur. Lulëzimi i artit të NFT-ve
po i lejon artistëve të cilët krijojnë pjesë kalimtare – qoftë instalacione,
performanca, apo murale – të kompensohen dhe përmblidhen në një mënyrë të
padëgjuar më parë.

 

Imazhi 1: Robert Smithson, “Spiralja Jetty”

 

Imazhi 2: Keith Haring, “Muralja e Pisa-s,” 1989

 

Imazhi 3: Foto stok nga mundissima/Shutterstock

 

Burimi: https://mymodernmet.com/what-is-contemporary-art-definition/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty