ARTArt AbstraktPJESA 2: ÇFARË ËSHTË ARTI BASHKËKOHOR? - Lëvizjet dhe...

PJESA 2: ÇFARË ËSHTË ARTI BASHKËKOHOR? – Lëvizjet dhe artistët kyresorë të Artit Bashkëkohor

-

PJESA 2:
ÇFARË ËSHTË ARTI BASHKËKOHOR? 

Lëvizjet dhe artistët kyresorë të Artit Bashkëkohor

 

Arti Pop – Fotorealizmi – Konceptualizmi

 

Nga MY-MODERN-MET

 

ARTI POP

I synuar si një reagim ndaj lëvizjeve para-ardhëse të
artit modern, arti bashkëkohor mendohet se ka filluar në thembrat e Artit Pop.
Në Britaninë dhe Amerikën e pas-luftës, Arti Pop u udhëhoq nga artistët si Andy
Warhol dhe Roy Lichtenstein. Ai karakterizohet nga interesi për të
portretizuar kulturën e masmedias dhe ri-përfytyrimin e produkteve komerciale
si art i aksesueshëm. Ndonëse kjo lëvizje zgjati nga vitet 1950 deri në fillim
të viteve 1970, ajo rilindi si Art Neo-Pop në vitet 1980 falë artistëve si Jeff
Koons.

 

FOTOREALIZMI

Në mënyrë shumë të nagjshme siç artistët që punonin në
stilin e Artit Pop kërkuan të riprodhonin artistikisht objektet, ata që ishin
të përfshirë me Fotorealizmin – një lëvizje e njëkohshme – synonte krijimin e
vizatimeve dhe pikturave hiper-realiste. Fotorealistët shpesh punonin nga
fotografitë, të cilat i mundësonin atyre riprodhimin me saktësi të portreteve,
peisazheve, dhe ikonografive të tjera. Chuck Close dhe Gerhard Richter
kanë punuar shpesh në këtë stil.  

 

KONCEPTUALIZMI

Arti Pop ka ndihmuar gjithashtu në formësimin e
Konceptualizmit, i cili refuzonte idenë e artit si një mall. Në artin
konceptual, vendin e parë e zë ideja pas një vepre arti. Artistët konceptual
kryesorë përfshijnë Damein Hirst,
Ai
Wei Wei
,
dhe
Jenny Holzer. Megjithëse, kjo lëvizje
eksperimentale i ka rrënjët në artin e fillim shekullit të 21-të, ajo u shfaq
si një lëvizje formale në vitet 1960, dhe mbetet një nga lëvizjet kryesore të
artit bashkëkohor sot.

 

Imazhi 1: Andy Warhol, “Lule”

 

Imazhi 2: Portret i Chuck Close

 

Imazhi 3: Ai Wei Wei, “Cikë kafshësh/Kokat e Zodiakut,”
2010 

 

Burimi: https://mymodernmet.com/what-is-contemporary-art-definition/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty