ARKITEKTURËPJESA 1: BAUHAUS - Walter Gropius, Arkitekti themelues i...

PJESA 1: BAUHAUS – Walter Gropius, Arkitekti themelues i Bauhaus – Në favor të funksionit dhe prodhimit në masë

-

PJESA
1: BAUHAUS

Walter
Gropius, Arkitekti themelues i Bauhaus

Në favor
të funksionit dhe prodhimit në masë

 

NGA
HISTORY.COM

 

Bauhaus
ka qenë një lëvizje me influencë në art dhe dizanj, e cila filloi në vitin 1919
në Vajmar (Weimar), në Gjermani. Kjo lëvizje inkurajonte mësuesit dhe studentët
e saj që të ndiqnin mjeshtëritë e tyre së bashku në studiot dhe punishtet e
dizanjit. Shkolla u vendos në Dessau në vitin 1925 dhe më pas në Berlin në
vitin 1932, pas së cilës Bauhaus – nën ngacmimet e vazhdueshme të Nazistëve – më
në fund u mbyll. Lëvizja Bauhaus udhëhoqi një stil gjeometrik, abstrakt i cili paraqiste
pak ndjenja apo emocion dhe estetika e saj vazhdon të influencojë arkitektët, dizenjuesit
dhe artistët.   

 

Shkolla
e Vajmarit e themeluar nga arkitekti Walter Gropius në vitin 1919, u frymëzua
nga arti ekspresionist dhe vepra e arkitektit
Frank Lloyd Wright
dhe dizenjuesit William Morris. Krijuesit e saj besonin në bashkimin e artistëve
dhe zanatçive së bashku për një qëllim utopik.  

 

Nën
drejtimin e Gropius, Lëvizja Bauhaus nuk përbëntë asnjë dallim special ndërmjet
arteve të aplikuara dhe arteve të bukura. Piktura, arkitektura, dizenjimi i tekstileve,
bërja e mobilierive, dizenjmi i teatrove, pikturimi i xhamave, punimi në dru,
punimi i metalit – që të gjitha gjetën vendin e tyre në Bauhaus.

 

Stili
Bauhaus i arkitekturës paraqiste kënde të ngurta prej xhami, muri dhe çeliku, duke
krijuar së bashku modele dhe duke rezultuar në ndërtesa, të cilat disa
historianë i karakterizojnë se duken sikur asnjë njeri nuk ka pasur dorë në
krijimin e tyre. Këto estetika të rrepta favorizonin funksionin dhe prodhimin në
masë, dhe ishin me influencë në ridizenjimin në të gjithë botën të çdo ndërtese
që nuk kishte lidhje me ndonjë strukture apo hierarki klasore.  

 

Gropius
qëndroi si drejtor për nëntë vite dhe e drejtori shkollën Bauhaus në zhvillimin
e një stili koheziv, megjithëse ky nuk ishte qëlimi i tij fillestar. Duke
filluar nga viti 1925, Gropius mbikëqyri vendosjen e shkollës në Dessau, duke
lejuar mundësinë e manifestimit të parimeve të Bauhaus në vetë hapësirën fizike
të shkollës. Gropius dizenjoi ndërtesën Bauhaus dhe disa ndërtesa të tjera për
kampusin e ri.

 

Artet
e bukura u kthyen në një ofertë kryesore në shkollë në vitin 1927 me një klasë
falas pikturimi të ofruar nga Paul Klee dhe
Wassily Kandinsky.
Udhëzimet fokusohehsin më pak tek funksioni dhe më shumë tek abstragimi.
Ekspresionizmi dhe Futurizmi patën një influencë të dukshme në artin e prodhuar
në shkollë së bashku me stilin specifik të dizenjove gjeometrike të cilat në
atë kohë i ngjanin Kubizmit.

 

Burimi:https://www.history.com/topics/art-history/bauhaus

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty