ARTRRJETA E PAFUNDËSISË (1979) - Shpjegimi i “praktikës obsesive”...

RRJETA E PAFUNDËSISË (1979) – Shpjegimi i “praktikës obsesive” të Kusama-s

-

RRJETA E PAFUNDËSISË (1979)

Shpjegimi i “praktikës obsesive” të Kusama-s

 

PJESA 2: GJASHTË (6) VEPRA ARTI QË SHPJEGOJNË NGRITJEN E YAYOI KUSAMA-S NË
FAMËN E BOTËS SË ARTIT

 

Nga ARTSY

 

Në kohën kur Kusama ishte larguar nga vendi i saj Japonia
për në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1957, tashmë ajo kishte filluar me praktikën
e bërjes së pikave. Duke mbuluar fleta letre me shenja të vockla, përsëritëse
jo vetëm që ushqyen dashurinë e saj për artin, por gjithashtu e ndihmuan atë të
përballonte haluçinacionet e saj, të cilat i shkaktonin stres dhe që ajo i
kishte përjetuar që në moshë të re. (Ajo i ka përshkruar këto si pasojë e dhunës
nga ana e së ëmës dhe mosmiratimit të fuqishëm të aspiratave të saj artistike.)
“UNË JAM PËRPJEKUR TA KUROJ SËMUNDJEN TIME, DUKE PËRKTHYER HALUÇINACIONET DHE
FRIKËN E HALUÇINACIONEVE NË PIKTURA,” ka shpjeguar ajo në një intervistë të
vitit 1999.

 

Pasi i shkroi Georgia O’Keeffe nga Japnia dhe pasi mori
përgjigjen e saj inkurajuese, Kusama u vendos në Sh.B.A, fillimisht në Seattle
dhe më pas në Nju Jork. Ajo u pranua shpejt nga komuniteti i avantgardës së
qytetit, të cilët admironin refuzimin nga ana e saj të pikturës në veprim të
popullarizuar në atë kohë nga
Jackson Pollock  dhe Willem de Kooning. “UNË DËSHIROJA TË ISHA
TËRËSISHT E SHKËPUTUR NGA KJO DHE TË FILLOJA NJË LËVIZJE TË RE ARTI,” ka thënë
Kusama.  

 

Në vend të përshtatjes së gjurmëve dramatike të
Ekspresionizmit Abstrakt, Kusama realizoi kompozime tërësisht të ndryshme, të
një lloji më të përmbajtur. Ajo i quajti këto telajo të mëdha, të bardhë në të
bardhë të piktuaruara me modele pikash të thurura ngushtë “Rrjetë Pafundësie.”
Në vitin 1959, ato u ktheyen në subjektin e ekspozitës së saj të parë solo, në
Nju Jork dhe krijuan një sensacion të menjëhershëm, duke fryëmzuar një vështrim
të rrallë nga kritiku i atëhershëm
Donald Judd, i cili më vonë do të
kurorëzohej si Mbreti i Artit Minimalist.  

 

Ishin këto piktura ato të cilat krujuan një urë të madhe
ndërmjet Ekspresionizmit Abstrakt dhe Minimalizmit, dhe, siç e ka theksuar
shkrimtari Grady T. Turner, “estetikë avantgarde” e ekuilibruar dhe “imazhe
haluçinante” që konsumonin vetë mendjen e Kusma-s. Në një artikull të vitit
1961 të titulluar “Nën magjinë e akumulimeve,” Kusama i përshkruante impulset
pas këtyre telajove kështu: “UNË E NDJEJ VETEN GRADUALISHT NËN MAGJINË E
AKUMULIMEVE DHE PËRSËRITJEVE TË ‘RRJETAVE’ TË MIA, TË CILAT ZGJEROHEN PËRTEJ
VETES SIME, DHE NËPËR TË GJITHË HAPËSIRËN E KUFIZUAR TË TELAJOS, DUKE MBULUAR
DYSHEMENË, TRYEZËN, DHE GJITHÇKA TJETËR,” ka shkruar ajo. Gjatë jetës së saj,
Kusama ka vazhduar të bëjë “Rrjeta Pafundësie”. Ndonëse, ato variojnë në ngjyra
dhe madhësi, ato që të gjitha kanë shenjat përsëritëse të asaj që ajo iu
referohet si praktikë “obsesive”.

 

Burimi:

https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-6-works-explain-yayoi-kusamas-rise-art-stardom

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty