E kam te veshtire ta ruaje
Masen e te ndenjurit me njerezit
Harrohem nga dashuria
Ne shoqerine e tyre
Keshtu une behem
Padashur i merzitshem
Me dashurine time
Fare te pashqitshme
Per t’u ndare nga une
Njerezit krijojne forma
Zakonisht ata shikojne
Here pas here oren
Megjithese ia di mire
Te meten e madhe vetes
Nuk po gjej menyren
Si te vetsherohem
Edhe vete psikiatri
Ka hequr dore nga une
Kjo nuk eshte, – me thote
Ne kompetencen time
C’te bej me veten? – pyeta
E thashe te shkruaj vjersha
Qe t’ju takoj te gjitheve
E te rrime bashke…
Pa e pare oren
Poezia “Pa e pare oren”, Ndoc Gjetja
Shkeputur nga libri “Dhimbja nuk ka meshire”, Poezi te zgjedhura nga tre poete: Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Prec Zogaj