Poetë shqiptarëNdoc GjetjaPoezia “Dashurise”, Ndoc Gjetja

Poezia “Dashurise”, Ndoc Gjetja

-

O Perendeshe e gjithepushtetshme

E universit mashkull-femer

Bej c’te duash me veten time

Jam instrumenti yt i vjeter

Ne jete me solle kaq shume dhimbje

Dhe shqetesime pa mbarim

Po s’jam ankuar kunder teje

As me goje e as me shkrim

Te jam nenshtruar e nenshtrohem

Gjersa ne bote te jem i gjalle

Nen pushtetin tend te perbotshem

Me pelqen te jem nje skllav

Ma ktheve gjuhen ne percartje

Me bere plak me shpirt femije

Here me hodhe qefinin kraheve

Here me ngrite gjer ne yje

Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!

Me hidh ne balte, me hidh ne hon!

Vec, te lutem, mos me ler

Ne ate vend ku ti mungon

Poezia “Dashurise”, Ndoc Gjetja

Shkeputur nga libri “Dhimbja nuk ka meshire”, Poezi te zgjedhura nga tre poete: Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Prec Zogaj

#poetry #ndocgjetja #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty