ARTArti PopARTI POP - Eksploroni se si artistët Pop u...

ARTI POP – Eksploroni se si artistët Pop u frymëzuan nga dhe bënë art drejtpërdrejtë nga mallrat e konsumit, masmedia dhe kultura popullore

-

ARTI POP

Eksploroni se si artistët Pop u frymëzuan nga dhe bënë art drejtpërdrejtë
nga mallrat e konsumit, masmedia dhe kultura popullore.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Konteksti i pas-luftës

Në vitet që pasuan Luftën e Dytë Botërore, Amerika gëzoi
një periudhë të papredecentë rritjeje ekonomike dhe politike. Shumë armikanë të
klasës së mesme u vendosën në periferi, e nxitur nga shtëpitë e disponueshme jo
shumë të shtrenjta, të prodhura në masë. Një lloji i ri muzike, ‘Rock and
roll-i” shpërtheu në kulturën popullore, duke u kthyer në një kolonë zanore të
rebelimit adoleshent. Marilyn Monroe po mbretëronte si ylli i filmit, dhe
televizioni zëvendësoi radion si një outlet mediatik dominues.

 

Deri në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, po
niste një revolucion kulturor, e drejtuar nga aktivistë, mendimtarë, dhe artistë
të cilët kërkonin ndryshimin dhe, madje edhe të përmbysnin, atë që ishte, në sytë
e tyre, një rend social mbytës nga konformizmi. Lufta në Vietnam nxiti
protestat në masë, Lëvizja e të Drejtave Civile kërkonte barazi për
afriko-amerikanët, dhe lëvizja për çlirimin e grave fitoi momentum.

 

Arti Pop: I frymëzuar nga e përditshmja

Në këto kohë trazirash, eksperimentimi dhe rritje konsumerizmi
kur u shfaq një gjeneratë e re artistësh në Britani dhe në Amerikë nga mesi deri
në fund të viteve 1950. Këta artistë filluan të kërkonin frymëzim dhe materiale
në mjedisin e tyre të menjëhershëm. Ata bënë art që pasqyronte, kritikonte, dhe,
ndonjëherë, përfshinte artikuj të jetës së përditshme, mallra konsumi, dhe mesazhet
dhe imazherinë  e masmedias. Si referencë
ndaj kësaj tërheqje popullore dhe angazhimit të saj me kulturën popullore, ky
art u quajt Arti Pop.

 

Artistët pop kërkonin të ishin të drejtpërdrejtë në artin
e tyre, duke përdorur breza të guximshëm ngjyrash parësore, shpesh direkt nga
tubetat apo kanaçet e bojës. Ata adaptuan metodat komerciale të reklamimit si
serigrafinë, apo prodhimin e shumëfishtë, duke i ulur rëndësinë dorës së artistit
dhe duke kthyer në diçka subverse idenë e origjinalitetit dhe të vlerës – në kontrast
me pikturat abstrakte tejet të shtrenjta, të mëdha Ekspresionistëve Abstrakt,
veprat e të cilëve kishin dominuar artin amerikan të pas-luftës. Artistët pop
favorizonin minimalizmin, imazhritë e përditshme (madje edhe mondane), dhe doza
të rënda ironie dhe mençurie.   

 

Por shumë artistë pop, duke përfshirë Andy Warhol dhe Roy
Lichtenstein, ishin shumë të vetëdijshëm për të kaluarën. Ata kërkuan të lidhnin
traditat e arteve të bukura me kulturën në masë të televizionit, reklamave,
filmit dhe filmave me kukulla. Në të njëjtën kohë, ata sfiduan kufijtë
tradicionalë ndërmjet mediumeve dhe teknikave, duke bashkuar pikturën me
fotografinë dhe gravurën, duke kombinuar elementët e bërë me dorë dhe të
gatshmet apo ato të prodhuara në masë, dhe duke sjellë së bashku objektet,
imazhet, dhe ndonjëherë tekstin për t’i dhënë një kuptim të ri.

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/pop-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty