ARTEKSPRESIONIZMI ABSTRAKT - Artistët e Ekspresionizmit Abstrakt rishpikën...

EKSPRESIONIZMI ABSTRAKT – Artistët e Ekspresionizmit Abstrakt rishpikën pikturën abstrakte, dhe mënyra të tjera komunikimi, duke ofruar një stil të ndyshëm amerikan

-

EKSPRESIONIZMI
ABSTRAKT  

Artistët e Ekspresionizmit Abstrakt rishpikën pikturën abstrakte, dhe mënyra
të tjera komunikimi, duke ofruar një stil të ndyshëm amerikan.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Ekspresionizmi Abstrakt është një term që aplikohet për
një lëvizje në pikturën amerikane e cila lulëzoi në Nju Jork pas Luftës së Dytë
Botërore, ndonjëherë referuar si Shkolla e Nju Jorkut apo, më ngushtë, si
piktura në aksion. Veprat e variueshme të prodhuara nga Ekspresionistët Abstraktë
i rezistuan përkufizimit të një stili koheziv; në vend të kësaj, këta artistë
ndanë një interes në përdorimin e abstraksionit për të paraqitur përmbajtje të
fortë emocionale dhe shprehëse. Ekspresionizmi Abstrakt njihet më mirë për
pikturat e mëdha të cilat u ndanë nga proceset tradicionale, shpesh duke i
hequr telajot nga këmbaleci dhe duke përdorur materiale jo konvecionale të
tilla si bojë për lyerjen e shtëpive. Ndonëse ekspresionizmi abstrakt shpesh vlerësohet
për arritjet e tij në pikturë, idetë e saj reflektohen thellë në shumë mediume,
duke përfshirë vizatimin dhe skulpturën.

 

Amerika në vitet 1950

Ekspresionizmi Abstrakt u shfaq në klimën e politikave të
Luftës së Ftohtë dhe konservatorizmi social dhe kulturor. Lufta e Dytë Botërore
i kishte vendosur Shtetet e Bashkuara si një fuqi globale, dhe në vitet që
pasuan konfliktin, shumë amerikanë shijuan përfitimet e rritjes ekonomike të
paprecedentë. Në mes të viteve 1950, shpirti i optimizmit ishte morfizuar në një
përzierje të fortë fuqie dhe paranoje. E ndezur nga frika e infiltrimeve komuniste,
Senatori Joseph McCarthy i Wisconsin-it lançoi një seri “gjueti shtrigash” kundër
simpatizuesve komunistë. Çdo shenjë subversioni do ta kthente çdo individ në një
të dyshuar. Më vonë një studiues ka reflektuar: “Është ironike, por jo kontradiktore
që në një shoqëri…ku shtypja politike peshonte po aq shumë saç ndodhi në
Shtetet e Bashkuara, ekspresionizmi abstrakt ishte për shumë një shprehje
lirie: liria për të krijuar vepra kontraversiale arti, liria e simbolizuar nga
piktura në veprim, nga ekspresionizmi i shfrenuar i artistëve tërësisht pa
pranga.”

 

Artistët Ekspresionistë Abstraktë në Qytetin e Nju Jorkut

Ekspresionizmi Abstrakt shënoi fillimin e influencave të
Qytetit të Nju Jorkut si qendra e botës së artit perëndimor. Bota e artistëve të
Ekspresionizmit Abstrakt ishte vendosmërisht me rrënjë në Mahatanin e Poshtëm.
Studio e Jackson Pollock ishte në Lindje të Rrugës së 8-të, Willem de Kooning
dhe Philip Guston në Rrugën e 10-të, dhe megjithëse Franz Kline lëvizi në shtëpi
dhe studio të ndryshme në atë zonë, pjesa më e madhe e netëve dhe të shumë
bashkëkohësve të tij i gjetën ata në Tavernën e Rrugës Cedar në Pallatin
Universitar.

 

Ekspresionizmi Abstrakt dhe Jazz-i

Shumë artistë influencohen nga muzika e kohës së tyre. Jazz-i
ishte i improvizuar dhe shprehës, dhe disa Eksperesionistë Abstraktë, duke përfshirë
Jackson Pollock, janë shprehur se dëgjonin muzikë kur pikturonin. Norman Lewis
punonte në Harlem, një lagje me dominancë afrikano-amerikane në qytetin e Nju
Jorkut e njohur për arritjet e saj artistike, muzikore dhe letrare, dhe ai shpesh
paraqiste ckubet e jazz-it të Harlemit në veprat e tij të hershme figurative. Pikturat
e tij të mëvonshme abstrakte integrojnë liriken dhe spontanitetin e jazz-it.
Duke krahasuar teknikën e tij me atë të trombistit legjendar Miles David, Willem
de Kooning një herë ka shkruar: “Miles Davis i përthyen notat. Ai nuk luan me
to, ai i përthyen. Unë përthyej bojën.”

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/abstract-expressionism/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty