ARTMoMA LearningÇFARË ËSHTË ARTI MODERN? - Artistët e fundshekullit të...

ÇFARË ËSHTË ARTI MODERN? – Artistët e fundshekullit të 19-të u ndanë nga tradita për të krijuar një art për ekpokën moderne

-

ÇFARË ËSHTË
ARTI MODERN?

Artistët e fundshekullit të 19-të u ndanë nga tradita për të krijuar një
art për ekpokën moderne.

 

Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

 

Lindja e modernizmit dhe artit modern mund të gjendet deri
tek Revolucioni Industrial. Kjo periudhë ndryshimesh të shpejta në prodhim,
transport, dhe teknologji filloi rreth mestit të shekullit të 18-të dhe zgjati
deri gjatë shekullit të 19-të, duke prekur thellë gjendjen sociale, ekonomike
dhe kulturore të jetës në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, dhe përfundimisht
në të gjithë botën. Format e reja të transportit, duke përfshirë hekurrudhat,
motorët me avull, dhe metrotë, ndryshuan mënyrën se si njerëzit jetonin,
punonin dhe udhëtonin, duke zgjeruar këndvështrimin e tyre për botën dhe
aksesimin e ideve të reja. Me lulëzimin e qendrave urbane, punëtorët u dyndën në
qytete për punët industriale dhe popullatat urbane shpërthyen.

 

Përpara shekullit të 19-të, artistët porositeshin më shumë
për të realizuar vepra nga patronët e pasur të artit apo insitucionet si kisha.
Pjesa më e madhe e këtij arti paraqiste skena fetare apo mitologjike të cilat
tregonin histori të cilat kishin për qëllim të udhëzonin shikuesit. Gjatë
shekullit të 19-të, shumë artistë filluan të bënin art që bazohej tek vetë përvojat
e tyre personale dhe rreth tematikave të zgjedhura prej tyre. Me publikimin e “Interpretimit
të ëndrrave” nga psikologu Sigmund Freud, në vitin 1899 dhe popullarizimi i idesë
së mendjes së pavetëdijshme, shumë artistë filluan eksplorimin e ëndrrave,
simbolizimit dhe ikonografisë personale si aventura për paraqitjen e përvojave
të tyre subjektive. Duke sfiduar nocionin se arti duhet të paraqesë në mënyrë
realiste botën, disa artistë eksperimentuan me përdorimin e tepruar të ngjyrës,
materialeve jo tradicionale dhe teknikave dhe mediumeve të reja. Midis këtyre
mediumeve të reja ishin fotografia, shpikja e së cilës në vitin 1839 ofroi mundësi
radikale për paraqitjen dhe interpretimin e botës.  

 

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/what-is-modern-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty