CONSTANT DHE LIDHJA ME
ARKITEKTURËN
Rreth vitit 1956, Constant u interesua gjithnjë edhe më shumë tek
arkitektura, e cila rezultoi në një projekt të titulluar “Babiloni i Ri”,
krijimi i qytetit të së ardhmes. Ai punoi me modelet e këtij qyteti nga viti
1956 deri në vitin 1969 dhe ato u ekspozuan për herë të parë në vitin 1962.
Constant kishte gjithashtu idetë e tij rreth njerëzve që do të jetonin në këto
mjedise të reja. Ata do të kishin një vetëdije të re dhe do të ishin të lirë
dhe krijues, të shkëputur nga traditat e vjetra në art.
Burimi: https://delaive.com/artists/constant/
Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.