ARTBLACK MOUNTAIN COLLEGE - Krijimi i njerëzve të “plotë”...

BLACK MOUNTAIN COLLEGE – Krijimi i njerëzve të “plotë” / Një shkollë pa nota dhe provime

-

BLACK
MOUNTAIN COLLEGE

Krijimi i njerëzve të “plotë” / Një shkollë pa nota dhe
provime

 

Nga THE ART STORY

 

Përmbledhje e “Black Mountain College”

Shkolla eksperimentale “Black Mountain College” u kthye në
një test për artin, muzikën dhe poezinë avantgardës së shekullit të 20-të. E themeluar
mbi parimet e ekuilibrimit të shkencave humane, arteve dhe punës manuale brenda
një strukture demkratike, shoqërore, misioni i shkollës ishte të krijonte njerëz
të “plotë”. Ajo tërhoqi një gamë mësuesish të spikatur, duke përfshirë artistët
e Bauhaus
Josef dhe Anni Albers, kompozitorin John Cage, piktorin Willem de Kooning, dhe poetin Charles Olson. Me një
theks mbi punën ndërdisiplinore dhe eksperimentimin, studentë të tillë si
Robert RauschenbergCy Twombly, Ray Johnson, Kenneth Noland, dhe Ruth Asawa dhanë një kontribut
të konsiderueshëm ndaj artit të avantgardës. Pas thuajse 25 vitesh, shkolla u
mbyll për mungesë parash dhe studentësh, por rëndësia dhe trashëgimia e saj
vazhdoi të rritej deri në ditët e sotshme.

 

Idetë dhe arritjet kyçe

Edhe pse
nuk u realizua në mënyrë të përsosur, eksperimenti i “Black Mountain College” në
edukimin e qendërsuar tek komuniteti mbetet një nga trashëgimitë e saj më të rëndësishme.
Përvoja e edukimit në një mjedis shoqëror, ku hierarkitë tradicionale ndërmjet
fakultetit dhe studentëve ishte përmbysur, synonte mbushjen e studentëve
individual me një ndjesi të marrëdhënieve të tij apo saj me të tjerët dhe mjedisin.
 

Praktikisht
shkolla nuk kishte nota dhe provime, dhe studentët dizenjonin vetë planet dhe përqëndrimet
e kurseve të tyre. Ndonëse, kishte klasa në matematikë, psikologji dhe letërsi,
artet pamore dhe muzika ishin në zemër të kurrikulës së shkollës me qëllim për
të fuqizuar vendimmarrjen të cilën themeluesit e kuptonin si themelore për një
shoqëri demokratike.
 

Mësimet e mëparshme
të Josef Albers në Bauhaus ishin një kontribut i madh për kurrikulumin e arteve
në “Black Mountain College”, duke promovuar njëherësh artet dhe zejet, kishte
një theks të veçantë mbi proceset e bërjes me dorë. Për më tepër, Albers këmbëngulte
mbi ofrimin e trajnimit në fushat themelore të vizatimit dhe ngjyrës dhe ai promovoi
zbulimin dhe eksperimentimin. Detyrat e Albers-it inkurajonin prova të
kontrolluara me ngjyrën dhe materialet, por me ardhjen e John Cage,
eksperimentimi duke përdorur spontanitetin dhe metodat e rastësisë u bënë edhe
më popullore. Këto dy qasje ndaj të mësuarit patën një influencë afatgjatë në
artin e pas-luftës.

 

Artistët kyç

Josef Albers,
Anni Albers, Elaine
de Kooning, Willem de Kooning, Robert Rauschenberg, Cy Tëombly, Kenneth Noland,
R. Buckminster Fuller

 

Burimi: https://www.theartstory.org/movement/black-mountain-college/

 

Copyright i
përkthimit
www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty