PIKTURËAsger JornLËVIZJA AVANTGARDE E ARTIT: COBRA

LËVIZJA AVANTGARDE E ARTIT: COBRA

-

LËVIZJA AVANTGARDE
E ARTIT: COBRA

Nga REVISTA ARTLAND

 

“Ne dëshironim të fillonim sërish, si një fëmijë.”

Karel Appel

 

Çfarë është CoBrA?

CoBrA
ishte një lëvizje ndërkombëtare arti artistësh pionerë të cilët shkaktuan një
revolucion në artin modern pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte lëvizja e parë
ndërkombëtare me të vërtetë avantgarde e artit të pas-luftës, anëtarët e së cilës
këkronin mjete të reja shprehjeje, bazuar tek spontaniteti dhe eksperimentimi,
për një shoqëri të re. E formuar më 8 nëntor 1948 në Paris nga Karel Appel, Constant
Nieuwenhuys, Corneille, Christian Dotrement, Asger Jorn dhe Joseph Noiret, CoBrA
u zgjodh si emri i grupit duke qenë se ai ishte një akronim për Kopenhagenin, Brukselin
dhe Amsterdamin, vendet e anëtarëve themelues të lëvizjes. Megjithëse, grupi
zgjati deri në nëntor 1951, ai pati një impakt afatgjatë mbi artin dhe vazhdoi
të ekzistonte informalisht në shumë mënyra.

 

Periudha kyçe: 1948-1951

Rajonet kyçe: Kopenhagen, Bruksel, Amsterdam

Fjalët kyçe: krijimi përpara teorisë, materializmi, lënia e gjurmëve,
spontaniteti, eksperimentimi

Artistët kyç: Constant Nieuwenhuijs, Karel Appel, Corneille, Asger Jorn,
Christian Dotremont, Joseph Noiret

 

Formimi i CoBrA


vitin 1948, disa artistë danez, holandezë dhe belg udhëtuan në Paris për të
marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Surrealizmin. Poeti belg, Christian
Dotremont nuk ishte dakord me qëndrimin e Surrealistëve, për të cilët ai
mendonte se ishin shumë teorik. Ai besonte se arti duhet të sillte ndryshim të
vertëtë, dhe vendosi të themelonte një kolektiv të ri artistik, i cili promovonte
artin e ri eksperimenal. Ai gjeti një shpirt të ngjashëm tek artisti belg Joseph
Noiret, danezi Asger Jorn, dhe artistët holandez Karel Appel, Constant Nieuwenhuijs
dhe Corneille. Ata nënshkruan Manifestin e themelimit më 8 nëntor 1948 në kafen
e Hôtel Notre Dame. Ai ishte bashkëpunimi i parë i pas-luftës së artistëve
evropianë dhe më shumë artistë dhe shkrimtarë u bashkuan me grupin pas krijimit
të tij.  

 

Parimet
themeluese që bashkan artistët ishin si vijon: krijimi përpara teorisë; arti duhet
të ketë rrënjë; materializëm që fillon me materialin; gjurmët, shenja si një
shenjë mirëqenieje, spontaniteti, eksperimentimi. Dotrement ishte ai të cilit i
erdhi ideja e emrit të grupit që rridhte nga emrat e qyteteve nga të cilat
ishin anëtarët e saj: Kopenhagem, Bruksel, Amsterdam.

 

“Në këtë periudhë ndryshimesh, roli i artistit krijues
mund të jetë vetëm ai  i revolucionarit: detyra
e tij është të shkatërrojë mbetjet e fundit të një estetike boshe, të lodhshme,
e cila nxit instiktet krijuese, vetëdijen ende të përgjumur në mendjen njerëzore.”
 

Constant Nieuwenhuys

Evolucioni i Cobra

Artistët
e CoBrA-s luftuan për të arritur një lloj të drejtpërdrejtë dhe spontan
shprehjeje. “Në këtë periudhë ndryshimesh, roli i artistit krijues mund të jetë
vetëm ai i një revolucionari: detyra e tij është të shkatërrojë mbetjet e
fundit të një estetike boshe, të lodhshme, që nxit mendjen krijuese, vetëdijen
ende të përgjumur në mendjen njerëzore,” shpjegonte Constant Nieuwenhuys.
Artistët e kërkonin frymëzimin në shprehjen krijuese të fëmijëve dhe njerëzve
me handikape mendore, arti naiv, arti popullor (folk) dhe arti jo perëndimor
dhe tribal, dhe gjithashtu në artin primitiv skandinav nga epokat e Mesjetës
dhe parahistoria. Eksperimentimi me materialet, metodat e punës dhe format e
ndryshme të shprehjes ishin të gjitha aspekte të rëndësishme të punës së tyre. Artistët
ishin kundër nacionalizmit dhe kulturës dominante të borgjezisë. Ata punuan së
bashku për pikturat kolektive, një revistë, librat, printimet, ekspozitat dhe
muralet.

 

Artistët
CoBrA ndjenin se një imazh duhet të shfaqet mbi telajo po aq natyrshëm dhe me
shpejtësi sa ndryshimet e papritura të motit, dhe se ai duhet të ishte jo
personal. Me këtë ata nënkuptonin se duhet të largohej ideja e artistit si një
gjeni. “Anonimiteti është higjiena e madhe,” thoshte Dotremont. Megjithëse,
artistët ndanin politikën marksiste, asnjë prej tyre nuk ishte i interesuar në
teorizma. Në vend të kësaj, ata besonin se veprimet shembullore do të hiqnin
barrierat që izolojnë njerëzit në vetëkënaqësinë e tyre borgjeze.

 

Anëtarët
e CoBrA-s preferonin format e sheshta dhe si të fëmijëve me linja të ashpra dhe
bojë të trashë. Kur shohim veprat e tyre ato janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën,
duke ngjallur ndjesi dhe përvoja të ngjashme, e megjithatë secili artist ka
sjellë shijen e tij. Constant, për shembull, anonte drejt ngjyrave të errta, ndërsa
ngjyrat e Appel-it janë më të ndezura. Në veprat e Jorn-it, ju mund të dalloni
gjurmët e zbehta të vizatimit tradicional në mes të formave bruto dhe të çmendura.

 

Ekspozita e vitit 1949 në Muzeun Stedelijk Amsterdam


vitin 1949, Willem Sandberg, në atë kohë drejtor i Muzeut Stedelijk në
Amsterdam, vendosi të organizonte një ekspozitë me artin CoBrA. Ai admironte
energjinë e artistëve CoBrA, por ishte i shqetësuar se ai nuk do të shpaloste
fuqinë e saj të plotë për shkak të telajove të vogla me të cilat ata punonin
zakonisht. Artistët punonin në telajo të vogla sepse nuk kishte interes tek
veprat e tyre nga tregu i artit komercial, kështu që ata nuk mund të përballonin
telajot e mëdha. Rrjedhimisht, Sandberg i furnizoi ata me telajo të mëdha në mënyrë
që artistët të realizonin pjesë më të mëdha veçanërisht për ekspozitën.  

 


atë kohë, publiku i përgjithshëm holandez mendonin për Piet Mondrian dhe de
Stijl kur ata mendonin për artin avantgard. Ekspozita CoBrA sigurisht që e
trazoi ajrin, me shtypin holandez i cili e quajti artin eksperimental “shkarravina,
gjepura dhe njolla”. Shpejt, ky grup u bë i njohur nëpër Evropën Perëndimore.

 

Fundi i CoBrA dhe trashëgimia e saj

CoBrA
vazhdoi me dy sezone pikturimi dhe publikimesh, duke kulminuar në vitin 1951 me
ekspozitën CoBrA në Palais des Beaux-Arts in Liège. Kjo ekspozitë lajmëroi
vdekjen e grupit. 33 artistë nga 11 vende ekspozuan vendet e tyre, por asnjëri
prej tyre nuk kishte lidhje të ngushta me CoBrA-n. Ngjarja u financua pjesërisht
nga koleksionistët, dhe rrjedhimisht u gërshetua me tregun e artit. Deri në atë
pikë, CoBrA ia kishte dalë me sukses t’i rezistonte bërjes pjesë të
establishmentit të botës së artit. Megjithatë, tani, ai ishte kthyer thjesht në
një tjetër grup arti të hershëm avantgard. Në parim, ai ishte revolucionar, por
në praktikë u kthye në një pjesë të estabishmentit të botës së artit. Shumë
shpejt pas ekspozitës, shpërbërja e grupit u njoftua në revistën e CoBrA-s.   

 

Artistët individualë filluan të ndiqnin drejtime të
ndryshme dhe patën karriera të suksesshme personale. Disa, si Christian Dotrement,
vazhduan të shprehnin idealet e CoBrA-s. Constant dhe Asger Jorn vazhduan të
punonin së bashku brenda kuadrit të një lëvizje tjetër revolucionare, “Situationist
International”. Dhe mbi të gjitha, shpirti kolektiv i grupit vazhdoi të
jetonte, për shembull në kundër-kulturën e viteve 1960, e cila kombinonte një
ndjesi marksiane (sipas Karl Marksit) lirie me tërheqjen ndaj subversionit të
kulturës së ngritur nëpërmjet shprehjes spontane. Artistët CoBrA, ishin mëse të
vetëdijshëm se nëse do të vazhdonin, ata do të vazhdonin të bëheshin pjesë e
kulturës që dëshironin të përmbysnin, ishin mjaftueshëm të guximshëm të hiqnin
dorë nga lëvizja në pikun e saj. Dhe kështu, duke u zhdukur në botën që ata
shpresonin të ndryshonin, mesazhet dhe impakti i tyre ia doli të mbetej i gjallë
për një kohë të gjatë.  

 

Imazhi 1: Anëtarët e CoBrA në vitin 1948, Kopenhagen

 

Imazhi 2: Karel Appel, Hip, Hip, Hoorah! 1949

 

Imazhi 3: Constant Nieuwenhuys, Pa titull, 1949

 

Imazhi 4: Ekspozita CoBrA në Muzeun Stedelijk Amsterdam, 1949

 

Imazhi 5: Asger Jorn, Un visage suffit nier le miroir,
1948

 

Burimi: https://magazine.artland.com/art-movement-cobra/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty