Kush e ka bere boten?
Kush e ka bere mjelmen dhe ariun e zi?
Kush e ka bere karkalecin?
Kete karkalec, dua te them
Ajo qe ka kercyer jashte barit
Ajo qe po ha sheqer nga duart e mia
Qe po i leviz nofullat e saj para e prapa
Ne vend te larte e poshte
E cila po veshtron me syte e saj te medhenj dhe te komplikuar
Tani ajo ngre krahet e saj te zbehte dhe lan me kujdes fytyren
Tani ajo perplas krahet e saj
Dhe largohet
Une nuk e di me saktesi se cfare eshte nje lutje
Une di se si te jem e vemendshme
Se si te rrezohem
Ne bar
Se si te gjunjezohem ne bar
Se si te jem e plogesht dhe e bekuar
Se si te shetis neper fusha
Qe eshte cfare kam bere gjithe diten
Thuame, cfare duhet te kisha bere tjeter?
A nuk vdes gjithcka ne fund
Dhe shume shpejt?
Thuame, cfare ke ne plan te besh me jeten tende te cmendur dhe te cmuar?
Dita e veres
Mary Oliver
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Imazhi via @imdad_barbhuyan