PIKTURËAndy WarholARTI POST-MODERN - Diptiku Marilyn (1962), Andy Warhol

ARTI POST-MODERN – Diptiku Marilyn (1962), Andy Warhol

-

ARTI
POST-MODERN

Diptiku Marilyn (1962), Andy Warhol

Një emblemë e Artit të Hershëm Post-Modern

 

Vepra “Diptiku Marilyn” e vitit 1962 është një serigrafi
nga artisti i Artit Pop, Andy Warhol. Diptiku përbëhet nga një panel i majtë
dhe një i djathtë, i cili tregon një anë me ngjyra dhe një anë në bardh e zi të
portretit të artistes Marilyn Monroe. Portreti i Marilyn Monroe është një
fotografi nga shtypi nga vitet 1950.

 

Kjo vepër mund të përshkruhet si art post-modern për disa
arsye. Andy Warhol luan këtu me një estetikë, e cila është tipike për
industrinë e reklamave dhe që u bë tipike edhe për artin e vetë Warhol-it gjithashtu.
Vepra e artit dhe teknika e Warhol-it na kujton gjithashtu aktivitetin e
gazetave të shtypura. Duke përdorur të gjitha këto në diptikun e tij, artisti sfidoi
formën klasike të përfaqësimit që njihej nga arti modern.

 

Për më tepër, përsëritja e portretit brenda diptikut mund
të lexohet si një koment ironik mbi rritjen e prodhimit në masë si edhe mbi
orgjinalitetin në art. Shpesh Andy Warhol ka vënë në pikëpyetje idenë
tradicionale të artit të lartë në printimet dhe pikturat e tij. Veprat e tij të
artit mund të shihen si një përgjigje lozonjare ndaj kësaj pyetje.

 

Burimi: https://www.thecollector.com/postmodern-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty