Nen lule, dega
Mbi lule, ylli
Nen yll, era
Dhe pertej?
Pertej, nuk e mban mend?
Thjesht asgje
Asgje, degjome mire, shpirti im
Fli, gerrmo ne asgje
Sikur te mund te mbytesha…
Hi nga ai zjarr, zbrazeti
Uje i trashe dhe i idhet
E qare e bere nga embelsi
Dhe pesha e zbrazet e nje zemre pa mars
A ka me te vertete asgje?
Nuk ka asgje.
Dhe ajo qe ti nuk e mban mend
Ishte lavdia jote
Pertej kujteses, ne harrese
Degjo frymen e frymes tende
Shikoji bebet e tua nga brenda
Dhe ate zjarr qe te djeg
Drite dhe uje
Por une nuk mundem
Syte dhe veshet jane dritare
Te humbura tek une
Une nuk mund te kerkoje asgje
Nuk arrij asgje
Nen lule, dega
Nen yllin, era
Dhe pertej?
Pertej? Nuk e mban mend?
Asgje.
Nga Maria Zambrano
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Nje dite me pas nga Gazmend Leka
#mariazambrano #art #poetry #painting #gazmendleka #enkeledasuti