Po, më quajnë Mimi
Por emri im i vërtetë është Lucia.
Historia ime është e shkrutër.
Një kanavacë ose një mëndafsh
E qëndisa në shtëpi dhe jashtë…
Jam e lumtur dhe në paqe
Dhe kohën e kaloj duke bërë
Zambakë dhe trëndafila.
I dua të gjitha gjërat
Që kanë aromë të butë e të ëmbël,
Që flasin për dashurinë, për pranverën,
Për ëndërrat dhe gjërat imagjinare,
Ato gjëra që kanë emra poetikë…
A më kupton?
Më quajnë Mimi,
Nuk e di përse.
Vetëm, e bëj drekën
për vete.
Unë nuk shkoj në kishë,
por i lutem Zotit shumë.
Qëndroj krej vetëm
Aty në një dhomë të bardhë
Dhe shikoj mbi çati e qiej
Por kur shkrin bora
Dielli i parë, si
Puthja ime e parë, është imja!
Burbuqe në një vazo…
Gjethe për gjethe i përgjoj!
Atë aromën e ëmbël të një luleje!
Por lulet që bëj unë,
Mjerisht! Nuk kanë aromë.
Përveçse t’ju tregoj për veten, unë nuk di asgjë.
Jam thjesht fqinja juaj, që vjen t’ju shqetësoj.
Opera ‘La boheme’, 1896, Giacomo Puccini.
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti