Nese hena do te buzeqeshte
Ajo do te te ngjante ty
Ti le te njejten pershtypje
Te dickaje te bukur, por asgjesuese
Ju qe te dyja jeni huamarrese te medha te drites
Goja e saj O lengon tek bota
E jotja eshte e paprekur
Dhe dhuntia jote e pare eshte te kthesh gjithcka ne gur
Zgjohem ne nje mauzoleum
Ti je ketu
Duke trokitur gishterinjte e tu ne tryezen e mermerte
Duke kerkuar per cigare
Keqberese si nje grua
Por jo kaq nervoze
Dhe duke vdekur per te thene dicka papergjigje
Edhe hena, abuzon me subjektet e saj
Por diten ajo eshte qesharake
Pakenaqesite e tua, ne anen tjeter
Vijne nepemrjet postes me nje rregullsi te dashur
Te bardha dhe bosh
Te zgjerueshme si monoksid karboni
Asnje dite nuk kalon pa lajme nga ty
Ndoshta duke ecur neper Afrike
Por duke menduar per mua
Poezia “Rivalja”
Nga Sylvia Plath
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Vajza me nje qen te bardhe, 1950-51, Lucian Freud