Une nuk jam e jotja, nuk jam e humbur tek ti
Nuk kam humbur, edhe pse lengoj per t’u
Humbur, si nje drite qiriu ne dreke
Humbur si nje floke debore ne det
Ti me do, dhe une te gjej te palevizshem
Nje shpirt i bukur dhe i shkelqyer
E megjithate une jam une, qe lengon te jete e
Humbur sic humbet drita ne drite
Oh kridhme thelle ne dashuri, shuami
Shqisat, lereme te shurdhet dhe te verber
E perpire nga stuhia e dashurise sate
Nje renie ne eren qe vershon
Poezia “Une nuk jam e jotja”
Nga Sara Teasdale
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Koke burri, autoportret, 1963, Lucian Freud