Të gjesh një poet të ri
Është si të gjesh një lule të egër të re
Atje jashtë në pyll. Ti nuk e sheh
Emrin e saj tek libri i luleve, dhe
Askush që ti njeh nuk e beson
Ngjyrën apo mënyrat e saj të çuditshme
Gjethet e saj rriten në rrjeshta të shtrembëruar
Poshtë gjatësisë së të gjithë faqes. Në fakt
Vetë faqja mban aromë
Vere të kuqe dhe myku deti
Në një ditë me mjegull
Aroma e së vërtetës
Dhe e gënjeshtrës
Dhe fjalët janë kaq të njohura
Çuditërisht kaq të reja, fjalë
Që thuajse i ke shkruar vetë, sikur vetëm
Të kishte një laps në ëndrrat tona
Apo një stilolaps apo madje edhe një brush
Sikur vetëm të ishte një lule
Poezia “Një poet i ri”
Nga Linda Pastan
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti