Une besoj se lind regjizor. Eshte si aventura e nje femije: ti merr iniciativen nga te gjithe femijet e tjere dhe behesh regjizor, duke krijuar nje mister. Ti i jep forme gjerave dhe krijon. Ti i torturon njerezit me kenaqesine tende artistike, duke i trembur ne mes te nates nenat dhe gjyshet. Ti vishesh si tezja e Charlie-t, apo si heronjte e Andersenit. Duke perdorur gjethe nga nje trung, ti e shnderron veten ne nje gjel apo nje zog zjarri. Kjo me ka interesuar gjithmone dhe regjia eshte pikerisht kjo. Nje regjizor nuk mund te trajnohet, as ne shkolla arti. Nuk mund ta mesosh. Duhet te kesh lindur me te. Duhet te jete me ty qe ne mitren e nenes tende. Nena jote duhet te jete nje aktore dhe t’i ta trashegosh ate. Te dy babi dhe nena ime kishin dhunti artistike. Te dirigjosh eshte e verteta e kthyer ne nje imazh: vuajtje, shprese, dashuri, bukuri. Ndonjehere pyes: a e kam shpikur une apo kjo eshte e verteta? Te gjithe thone: “E ke shpikur.” Jo, ajo eshte e verteta sic e perceptoj une.
Fragmente nga Asia House, Unravelling Sergei Parajanov’s Masterpiece: The Color of Pomegranates (Zberthimi i Kryevepres se Sergei Parajanov: Ngjyra e shegeve), bisede me Nauritza Matossian, 2019