Të tjeraFilmi ‘Krahet e deshires’, 1987, Wim Wenders

Filmi ‘Krahet e deshires’, 1987, Wim Wenders

-

Marion: Me ne fund duhet te behet serioze. Shpesh kam qene vetem, por nuk kam jetuar kurre vetem. Kur kam qene me dike shpesh kam qene e lumtur. Por ne te njejten kohe, cdo gje dukej nje koincidence. Keta njerez ishin prinderit e mi. Por mund te kishin qene te tjere. Perse ishte ky djali sykaf vellai im dhe jo ai djali syjeshil ne krahun tjeter te platformes? Vajza e shoferit te taksise ishte mikja ime. Por une mund t’i hidhja krahet e mi rreth qafes se nje kali. Isha e dashuruar me nje burre dhe shume mire mund ta kisha lene dhe te largohesha me te huajin qe tekova ne rruge. Shikome, ose jo. Ma jip doren, ose jo. Jo. Mos ma jip doren, dhe te shikosh tutje. Mendoj se sonte eshte hene e re. Asnje nate me e paqte. Asnje gjakderdhje ne te gjithe qytetin. Une nuk kam luajtur kurre me askend dhe megjithate nuk i hapa kurre syte e mi dhe te mendoja: Tani eshte serioze. Me ne fund po behet serioze. Pra jam plakur. A mos isha vetem une qe nuk isha serioze? A mos nuk jane kohet tona serioze? Une nuk kam qene kurre vetem as kur isha vetem, apo kur isha me te tjere. Por me ne fund do kisha dashur te isha vetem. Vetmia do te thote se me ne fund jam e plote. Tani mund ta them si sonte, me ne fund jam vetem. Duhet t’i jap fund koincidencave. Hena e re e vendimeve. Une nuk e di nese ekziston fati, por ekziston nje vendim. Vendos! Ne jemi tani kohet. Jo vetem i gjithe qyteti – e gjithe bota po merr pjese ne vendimin tone. Ne te dy tani jemi me shume se sa ne te dy. Ne misherojme dicka. Ne tani po perfaqesojme njerezit. Dhe i gjithe vendi eshte i mbushur me ata qe po enderrojne te njejten enderr. Ne po vendosim endrren e te gjitheve. Jam gati. Tani eshte rradha jote. Ti e ke lojen ne doren tende. Tani ose kurre. Ti ke nevoje per mua. Ti do te kesh nevoje per mua. Nuk ka asnje histori me te madhe sesa kjo e jona, ajo e burrit dhe gruas. Ajo do te jete nje histori gjigandesh…e padukshme…e transpozueshme…nje histori paraardhesish te rinj. Shiko. Syte e mi. Ato jane pamja e domosdoshmerise, e se ardhmes se gjithekujt ne vend. Mbreme enderrova per nje te huaj…per burrin tim. Vetem me ate mund te isha vetem, t’i hapem atij, plotesisht e hapur, plotesisht per te. Ta mirepres plotesisht tek une. Ta rrethoj me labirintin e lumturise se ndare. E di…qe je ti…

Filmi ‘Krahet e deshires’, 1987, Wim Wenders

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#art #movies #wingsofdesire #wimwenders #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty