POEZICharles BukowskiDashuria është një qen nga ferri - Nga Charles...

Dashuria është një qen nga ferri – Nga Charles Bukowski

-

Në këtë botë ka një vetmi aq të madhe

Saqë mund ta vësh re edhe në lëvizjet e ngadalta

Të akrepave të orës

Njerëzit janë të lodhur

Të gjymtuar

Ose nga dashuria ose nga padashuria

Njerëzit thjesht nuk janë të mirë me njëri-tjetrin

Një me një

Të pasurit nuk janë të mirë për të pasuit

Të varfrit nuk janë të mirë për të varfërit

Ne jemi të frikësuar

Sistemi ynë arsimor na thotë

Që ne që të gjithë mund të jemi

Prapanicëmëdhenj fitues

Ata nuk na kanë thënë

Asgjë mbi ndyrësitë

Apo vetvrasjet

Apo tmerrin e një njeriu

Që rënkon vetëm

Në një vend

I paprekur

I pafolur

Duke ujitur një bimë.

Dashuria është një qen nga ferri

Nga Charles Bukowski

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

#charlesbukowski #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty