POEZICharles BukowskiDhe kur dashuria erdhi tek ne dy herë ...

Dhe kur dashuria erdhi tek ne dy herë Dhe dy herë na gënjeu Ne vendosëm të mos dashuronim më kurrë – Nga Charles Bukowski

-

Dhe kur dashuria erdhi tek ne dy herë

Dhe dy herë na gënjeu

Ne vendosëm të mos dashuronim më kurrë

Diçka e drejtë

Për ne

Dhe për dashurinë

Nuk kërkojmë

As mëshirë dhe

As mrekulli

Ne jemi të fortë mjaftueshëm

për të jetuar

për të vdekur

për të vrarë miza

për të ndjekur ndeshjet e boksit

për të shkuar te psitat e garave

për të jetuar sipas fatit apo aftësive

për të qenë vetëm, dhe vetëm shpesh

Dhe nëse nuk flini dot vetëm

Kini kujdes nga fjalët që belbëzoni në gjumë dhe

Mos kërkoni as mëshirë

Dhe as mrekulli

Dhe mos harro…

Koha është bërë për t’u harxhuar

Dashuria është një dështake

Ndërsa vdekja e padobishme.

Nga Charles Bukowski

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

#charlesbukowski #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty