Të tjeraMarioneta - Nga Gariel Garcia Marquez

Marioneta – Nga Gariel Garcia Marquez

-

Marioneta

Nga Gariel Garcia Marquez

Sikur për një çast Zoti të harronte që jam një kukull lecke dhe të më truante dhe njëçikëz jetë, mund të mos thoja gjithçka mendoj, por përfundimisht do të peshoja gjithçka që do të thoja.

Do t’i çmoja gjërat jo për vlerën, po për domethënien e tyre.

Do të flija më pak dhe do të ëndërroja më tepër. E di se për çdo minutë që mbyllim sytë, bjerrim gjashtëdhejtë sekonda dritë.

Do të ecja, kur të tjetër të sorollateshin; do të zgjohesha, kur të tjerët të flinin.

Do t’u vja veshin fjalëvë të të tjerëve, dhe sa fort do të më shijonte një akullore me çokollatë.

Nëse Zoti do të më truante edhe njëçikëz jetë, do të vishesha thjesht, do të shtrihesha nën diell, duke zbuluar jo vetëm trupin, po dhe shpirtin tim.

Zoti im, po të kisha zemër, urrejtjen time do ta shkruaja në akull, dhe do të prisja diellin të lindte. Me njëëndërr të Van Gogh-ut do të pikturoja ndër yje një poezi të Benedetti-t, dhe një këngë e Serrat-it do të qe serenata ime për hënën.

Me lotët e mi do të ujisja trëndafilat, për të ndjerë dhimbjen e gjëmbave dhe puthjen e mishëruar të petaleve…Zoti im, sikur të kisha edhe njëçikëz jetë…

Nuk do të lija një ditë të më ikte po u thënë të dashurve të mi që i dua.

Çdo grua dhe çdo burrë do ta kandisja se është i parapëlqyeri im dhe do të rrjoja në dashuri me dashurinë.

Do t’u provoja njerëzve se sa shumë lajthiten kur pandehin se me t’u plakur s’bien më në dashuri – pa e ditur se plakja vjen kur rresht së dashuruari. Fëmijës do t’i jepja krahë, por do ta lija të mësonte vetë të ngrihej në fluturim. Pleqve do t’u mësoja se vdekja s’vjen me moshë, por me harresë. Kam mësuar kaq shumë prej jush, njerëz…

Kam mësuar se gjithkush dëshiron të rrojë në majë të malit, pa e kuptuar se lumturia e vërtetë gjendet në ngjitjen e rrëmores.

Kam mësuar se kur një i porsalindur shtrëngon gishtin e të atit në grushtin e tij të vocërr, e ka rrëmbyer atë përgjithmonë.

Kam mësuar se njeriu ka të drejtë të vështrojë tjetrin nga lart vetëm kur don ta ndihë të ngrihet. Kam mësuar kaq shumë gjëra prej jush, por, në fund, shumica e tyre s’do të më hyjë në punë, sepse kur të më kenë mbyllur brenda asaj arke, për fat të keq do të jem i vdekur.

(Shkëputur nga Revista Letrare, HELICON Nr. 2, maj 2014, përkthyer nga Denata Nuellari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty