POEZIErica JongPoezia “Për Pablo Neruda” - Nga Erica Jong

Poezia “Për Pablo Neruda” – Nga Erica Jong

-

Sërish dhe sërish

Kam
lexuar librat e tu

Pa dëshiruar
kurrë që të të njihja

THËTHIJ
ALFABETIN E GJAKUT

PËRTYP
PLUHURIN E HEKURT TË FJALËVE TË TUA

PUTH
IMAZHET E TUA SI GOJË TË NJOMA

NDËRSA
FARAT E ZEZA TË RROKJEVE TË TUA

FLUTUROJNË,
FLUTUROJNË, FLUTUROJNË


mushktritë e mia

Të papërkthyera,
të papërkthyeshme

Ti je i
rrënjosur brenda meje

Jo ti,
por ti-ja

E
poemave të tua

BURRI I FJALËS

DASHNORI
QË GËRMON NË TOKËN E HUAJ

Të një
gruaje nga Amerika e Veriut

Dhe mbjell një foshnje

Fëmijë
dashurie i Whitman-it

I kryqëzuar
me gjuhën spanjolle

EMBRION,
FIDAN, I PËRZIER

I GJUHËS TIME

Të pashë
një herë

Mishin tënd

Në Kolumbi

Lëndën
time shpirtërore

Dhe ty
shpirtin vizitor

Si Buda

Ti u ule
përpara një Bude

Dhe
audienca

Zgjati qafën

Për të të
marrë brenda

Shfaqje e çmendur

Poet
vizitor

Ti u ule
i veshur


MISHIN TËND

TË TRASHË DHE PERANDORAK

Doja të të ngushëlloja

Dhe jo të
të ngulja sytë

FJALËT
TONA E NJIHNIN NJËRA-TJETRËN

KJO
MJAFTONTE

Tani ti ke vdekur

Nga
fashizmi dhe kanceri

Librat e
tu të thërrmuar

Takëmi i
vajit mbi dysheme

DETI VËRSHON NËPËR SHTËPINË TËNDE

Në Isla
Negra

ÇIZMET E
GJATA TË ZEZA

ECIN MBI UJË

Poet i
maceve dhe i portokalleve të kuqe

I elefantëve shenjtorë

Poet i
pjatave të thyera

I Maçu Piçut

Poet i
panterave

Poet i
limonave

Poet i
dritës së limontë

Mizat grumbullohen

Më të
trasha se boja mbi një faqe

DHE
POEZIA NXIHET

SI
BABANET E MBIPJEKURA

Fashistët që ti i urreje

Komunistët
që i dashuroje

Errësojnë
dritën, limonat

Me gumëzhimat
e tyre

NE ISHIM BASHKË


KRAHUN E DRITËS

Ne ecëm
bashkë

Megjithëse su takuam kurrë

SYTË NUK JANË POLITIKË

AS SHIJE

DHE
MISHI KA GJITHMONË SHIJE KRIPE

SI DETI

Dhe deti

I kthen
mbrapsht mizat

Poezia “Për Pablo Neruda”

Nga
Erica Jong

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty