Të tjeraPerpiqu te kujtosh disa detaje - Nga Yehuda Amichai

Perpiqu te kujtosh disa detaje – Nga Yehuda Amichai

-

Perpiqu te kujtosh disa detaje

Kujto veshjet

E atyre qe ke dashur

Keshtu qe diten e humbjes te mund te thuash:

Heren e fundit mbaj mend te kishte veshur kete apo ate xhakete kafe, kapele te bardhe

Perpiqu te kujtosh disa detaje

Sepse ata nuk kane asnje fytyre

Sepse shpirti i tyre eshte i fshehur

Dhe ngasherima e tyre

Eshte e njejte si e qeshura e tyre

Dhe heshtja e tyre dhe britma e tyre eshte ne lartesine e tyre

Dhe temperatura e trupit te tyre eshte ndermjet 98 dhe 104 grade

Dhe ata nuk kane asnje jete jashte kesaj hapesire te ngushte

Dhe ata nuk kane asnje imazh te gdhendur

Asnje ngjashmeri, asnje kujtim

Dhe ata kane kupa prej letre diten e festimeve te tyre

Dhe kupa prej letre qe perdoren vetem nje here

Perpiqu te kujtosh disa detaje

Sepse bota

Eshte e mbushur me njerez qe jane

Shqyer nga gjumi i tyre

Pa askend per te qepur shqepjen

Dhe ndryshe nga kafshet e egra

Ata jetojne secili prej tyre ne vendin e tyre te vetmuar

Dhe ata vdesin

Se bashku ne fushebeteja

Dhe ne spitale

Dhe toka do t’i perpije ata qe te gjithe

Te miret dhe te keqijte se bashku

Si lulet e Korah-ut

Te gjithe ata ne rebelimin e tyre kunder vdekjes

Gojet e tyre te hapura deri ne castin e fundit

Duke u lavderuar dhe mallkuar ne nje hungerime te vetme

Perpiqu, perpiqu

Te kujtosh disa detaje

Perpiqu te kujtosh disa detaje

Nga Yehuda Amichai

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Fotografia nga Joni Mico

@jon__mico

#yehudaamichai #jonimico #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty