Ndoshta po te perkedhel sepse eshte mjegull,
sepse cdo gje rreth meje eshte mjegull,
forma te shperbera,
gjera te cilave u mungon saktesia apo perkufizimi,
gjera te cilat kthehen ne dicka te vagellimte pa dimesion.
Te perkedhel ty, monedhe.
Muzg ne dhjetor dhe ti je ketu ne doren time, ti,
saktesisht e konturuar ti,
me trupin tend elegant te argjendte.
Monedhe me nje numer qe nuk mund te pushtohet
nga dyshimi ose nga mjegulla dhe me nje fytyre qe nuk do te dyshoje kurre,
fytyra e nje mbretereshe te lashte qe me veshtron mua.
Nga Pedro Salinas
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Imazhi, Art kolazh nga @apparitionethereal