Unë dëshiroj vetëm të të dua ty
Një stuhi mbush luginën
Një peshk lumin
Të kam bërë në madhësinë e vetmisë sime
Të gjithë botën për ta fshehur në të
Ditë dhe netë për të kuptuar
Për të mos parë asgjë në sytë e tu
Se sa atë që mendoj për ty
Dhe një botë në imazhin tënd
Dhe ditët dhe netët e drejtuara nga qepallat e tu
Unë dëshiroj vetëm të të dua ty nga Paul Eluard
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Renia e yjeve, 1847-49, Jean-Francois Millet
#art #poetry #pauleluard #enkeledasuti #painting #jeanfrançoismillet